Nis largimi vullnetar i të prekurve nga tërmeti nga kampi në Prizren, Daka: Kërkonin vazhdimisht iknin në shtëpitë e tyre (VIDEO)

KOSOVË- Në ish-kampin e KFOR-it, në Prizren ndodhen ende 300 qytetarë të Shqipërisë nga zonat e prekura të tërmetit. Faruk Daka, drejtor i Emergjencave Civile në Komunën e Prizrenit, njëkohësisht dhe menaxher i kampit, thotë se çdo ditë në kamp ndryshon shifra e të strehuarve, pasi shumë qytetarë po kthehen vullnetarisht në vendet e tyre në mënyrë të organizuar.

“Ditë pas dite të strehuarit janë duke kërkuar kthimin e tyre në Shqipëri pasi gjendja duket e stabilizuar. Po i përcjellim në mënyrë të organizuar nga Prizreni në Durrës”, tha menaxheri i kampit të KFOR-it. 

Ndërsa për kushtet në kamp apo mos dëshirë të kthimit të të strehuarve vullnetarisht në Shqipëri, Daka shprehet se nuk ka asnjë rast.

Gazetar: Ekziston një informacion se të strehuarit nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri pasi atje ndihen të diskriminuar. Gjatë bisedave që keni pas a e kanë këtë problem?

Daka: Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me banorët e strehuar.  Çdo ditë.  Nuk kam dëgjuar një gjë të tillë. Ata kërkojnë kthimin në shtëpitë e tyre. Nuk kam dëgjuar një gjë të tillë. Sa i përket veshmbathjeve, ushqimeve, higjienës ose shërbimeve shëndetësore i kanë pasur çdo ditë. Gjithashtu do t’i kenë edhe në ditët në vazhdim. 

Kampi i KFOR-it do të mbyllet me 15 janar për shkak të ndryshimit të destinacionit dhe personat që do të jenë në të, do të sistemohen në ambiente të tjera. Për shkak të lëvizjes së madhe, deri më tani nuk ka një shifër të saktë të numrit të qytetareve shqiptarë, të strehuar në komunën e Prizrenit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë