Nis Liga e Kombeve, në Mynih luhet Gjermani-Francë/ Loew: Ozil u vetëpërjashtua
Me Gjermani-Francë nis Liga e Kombeve kompeticioni i Uefa-s që zëvendëson miqësoret dhe i jep mundësi ekipeve të kualifikohen në Europian. Gjermania nis një rrugëtim të ri pas zhgënjimit në Botëror. Ndërsa Franca bën daljen e parë zyrtare si kampion
Futbollisti Antoine Griezmann
Liga e Kombeve kompeticioni më i ri i UEFA-s që zëvendëson miqësoret dhe i jep një mundësi më shumë ekipeve për t’u kualifikuar në Europian starton sot me disa ndeshje ku ajo që spikat është Gjermani-Francë e grupit të parë e Ligës A.
Pancerat zbresin sonte në fushë në “Allianz Arena” ndaj kampionëve të botës për të harruar zhgënjimin në Botëror ku u eliminuan që në fazën e grupeve. Mesut Ozil u largua me polemika dhe trajneri Joachim Loew i mbyll derën përfundimisht duke theksuar se mesfushori u vetëpërjashtua ndërsa për përballjen thekson:
”Kualitetin që kemi pasur vitet e fundit e kemi akoma por na takon ta hedhin në fushë dhe të rindezim zjarrin brenda nesh. Jam i bindur se lojtarët do të bëjnë një ndeshje të mirë” e mbyll Loew. Neuer, Kimmich, Boateng, Hummels dhe Schulz do jenë në repartin e prapavijës ndërsa në mesfushë do luajnë Kroos, Gundogan dhe Goretzka ndërsa në sulm Reus, Werner dhe Muller.
Franca kampione e Botës në fuqi bën daljen e parë zyrtare pas triumfit në Moskë ndaj Kroacisë dhe gjelat nuk pritet të ndryshojnë shumë nga formacioni që u shpall fitues i evenimentit të rëndësishëm. Trajneri Didier Deschamps i druhet euforisë dhe kërkon që skuadra të mos relaksohet. “ Gjermania ishte një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës por i shkoi keq por është një skuadër me shumë kualitet” e mbyll Deschamps.
Në portë do të jetë Areola pasi Lloris është i dëmtuar dhe në mbrojtje do luajnë Pavard, Varane, Umtiti dhe Mendy. Mbappe, Pogba,Kante dhe Matuidi do jenë në mesfushë dhe në majën e sulmit Giroud dhe Griezmann.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.2%
-
Keq
54.5%
-
Nuk e di
18.3%
Vota total: 202
Lajme të tjera
-
Rivalë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, trajneri i Çekisë nuk fshihet: Dua vendin e parë në grup
9 Shkurt, 11:16
-
Zbardhet kalendari i ndeshjeve, Kombëtarja shqiptare e nis në fushë asnjëanëse ‘aventurën’ në Ligën e Kombeve
9 Shkurt, 11:03
-
Shorti i plotë/ Kombëtarja në Grupin B1, rival me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve! Kosova kundër Rumanisë
8 Shkurt, 18:41
-
Liga e Kombeve/ Sot shorti, Shqipëria dhe 53 përfaqësuese mësojnë kundërshtarët
8 Shkurt, 13:31
-
Të enjten shorti, Shqipëria dhe 53 përfaqësuese mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve! Detajet për grupin dhe ndarjen e vazove
7 Shkurt, 10:08
-
Me mendjen te Euro 2024, Kombëtarja mëson rivalët e mundshëm për në Ligën e Kombeve
5 Janar, 12:44
-
Shqipëria e femrave pëson 6 gola në Hungari, e mbyllim Ligën e Kombeve me vetëm një pikë! Vajzat e Grimës bien në Ligën C
5 Dhjetor 2023, 21:12
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja e vajzave barazon me Hungarinë në Shkodër
22 Shtator 2023, 19:11
-
Risia e Kombëtares, skuadra e të amputuarve merr pjesë për herë të parë në Ligën e Kombeve
18 Shtator 2023, 10:27
-
Fituan Ligën e Kombeve, futbollistët e Spanjës shpërblehen me 214 kilogramë domate
27 Qershor 2023, 09:45
-
Liga e Kombeve/ Spanja kampione pas penalltive për Botërorin, Kroacia dështon sërish! Italia rotacion për vendin e tretë
19 Qershor 2023, 09:47
-
Tre gola dhe 4 kartona të kuq, grushta dhe tension në SHBA - Meksikë (VIDEO)
16 Qershor 2023, 09:53