Nis sot zyrtarisht mandati i Komisionit të ri Europian që drejtohet nga Jean-Claude Juncker. Pas dy mandatesh të Jose Manuel Barroso, i cili mes viteve 2004-2014 mirëpriti në BE 13 vende të reja anëtare, zgjerimi ka kaluar tashmë në plan të dytë.
Ish-kryeministri i Luksemburgut ishte i qartë që kur prezantoi programin e tij në muajin korrik kur tha se për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të BE-së sepse është e nevojshme që të absorbohen pranimet e bëra në 10 vitet e fundit. Dhe propozimi i Juncker u transformua menjëherë në një direktivë konkrete me ndryshimin e emrit të departamentit të zgjerimit, që mbahej deri dje nga Stefan Fule.
Që sot ky portofol do të drejtohet nga Johannes Hahn i cili quhet komisioner i politikave të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerimin. Megjithë kërkesat e shumta për të ndryshuar këtë emërtim, Juncker u tregua i palëkundur duke konfirmuar edhe pas votëbesimit që mori në Strazburg se nuk do të ketë asnjë anëtarësim të ri para 2019-ës. E megjithatë të mërkurën, në konferencën e tij të fundit për shtyp në Bruksel, presidenti në ikje Barroso përsëriti edhe një herë se zgjerimi i BE-së ishte një prej sukseseve më të mëdha të historisë bashkohore europiane.
Edhe komisioneri Fule në një intervistë për “Economist” i cilësoi kontroverse dhe populiste deklaratat e Juncker mbi zgjerimin. Kritikat e forta nga shumë eurodeputetë e shtynë komisionerin Hahn të vërë theksin se përgjatë 5 viteve të ardhshme do të jetë komisioner i politikave të fqinjësisë po aq sa për zgjerimin. Ndaj pritet që ai të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit, ku ndalesa e parë pritet të jetë Bosnie-Herzegovina që në nëntor. Komisioneri ka premtuar se mes prioriteteve të tij do të jetë edhe kërkimi i një zgjidhje për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Hahn ka siguruar se do të impenjohet për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë e Serbisë duke theksuar se është e nevojshme të vazhdojnë negociatat edhe me Turqinë. Impenjimin për vazhdimin e procesit të zgjerimit e ka premtuar edhe shefja e re e diplomacisë europiane
Federica Mogherini e cila ka vënë theksin tek rinisja sa më shpejt e dialogut të nivelit politik mes Kosovës e Serbisë. Sipas programit të bërë publik, Komisioni i ri Europian do t’i vërë theksin reformave për të garantuar respektim të plot të shtetit të së drejtës dhe për të rimëkëmbur ekonominë përmes rritjes së punësimit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO