World Academy of Tirana është e vetmja shkollë në Shqipëri e çertifikuar nga organizata ndërkombëtare e “International Baccalaureate”.
Në ditën e parë të shkollës ishin të pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj dhe minsitrja e Arsimit Linidta Nikolla, te cilet vleresuan shume profesionalizmin ne kete shkolle.
“
Fillimi i shkollës do të thotë më shumë detyra, por edhe më shumë qejf dhe mënyrë për të qëndruar me shokë të rinj. Jam shumë i lumtur që një nga shkollat më të mira është në Shqipëri dhe ju keni mundësinë për t'u shkolluar ketu”, është shprehur Veliaj para nxenesve dhe mesuesve.
"Jam shumë e nderuar që ndodhem këtu në ditën e parë të shkollës dhe ju uroj më të mirat. Kjo është shkolla më e mirë në Shqipëri dhe jo vetëm këtu. E di që mësuesit këtu janë shumë të motivuar dhe të dedikuar. Ju falenderoj për ftesën dhe ju uroj më të miratperkete vit shkollor” ka thënë Lindita Nikolla.
International Baccalaureate numëron 5500 shkolla në të gjithë botën, por WAT është e vetmja në vendin tonë. Ky institucion vepron në 25 vende të botës me stafe dhe kurrikula të përshtatura sipas standardeve të larta.
Stafi akademik i kësaj shkolle përbehet nga profesorë që vijnë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Japonia, Estonia, Hollanda, India e derin ga Fiji largët.
WAT ka si qëllim që të gërshetojë kulturat, origjinat dhe eksperiencat midis stafit dhe nxënësve në mënyrë që të kontribuojë në formimin e një shoqërie më të mirë për të ardhmen.
WAT ofron klasat nga parashkollorë deri në klasë të 12, ku gjuha kryesore është Anglishtja dhe gjuhë e dytë Frengjishtja dhe gjuha Kineze. Gjuha Shqipe ofrohet për nxënësit shqiptarë sipas kërkesave dhe standardeve të kurrikulës Shqiptare.
Aktiviteti i kësaj shkolle është i shtrirë edhe në ndihmat ndaj komunitetit. Në këtë kuadër WAT do të jetë pjesë e nismës së Bashkisë së Tiranës “adopto një kopsht” ku do të dhurojë dy kënde lojërash dhe materiale didaktike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.2%
-
Trump
50.1%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14