TIRANË, 27 Qershor/ATSH/- Të gjithë besimtarët myslimanë, nisin këtë të shtunë agjerimin e muajit të Ramazanit, i cili njihet si muaji i sakrificës, i solidaritetit dhe paqes.
Në një deklaratë dhënë sot për mediat, Kryetari i KMSH, Skënder Bruçaj u kujtoi besimtarëve myslimanë se në muajin e shenjtë të Ramazanit duhet treguar më shumë kujdes për njerëzit në nevojë, në mënyrë që gjatë këtyre 30 ditëve të mbretërojë mirësia, harmonia dhe paqja në të gjitha familjet shqiptare.
"Nesër është dita e parë e këtij muaji të Bekuar dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit. Ramazani është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Në këtë muaj të begatë shtohet dashuria për njeri-tjetrin, dhe në veçanti në zemrat e besimtarëve mbizotëron dëshira e faljes së gabimeve dhe sjellja me butësi e urtësi. Agjërimi i Ramazanit i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe çdo besimtar ndjehet më afër dhe më mirënjohës ndaj Zotit të botëve", u shpreh Bruçaj.
Agjërimi mbart në vete urtësinë, begatinë, sakrificën dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë ndërsa destinacioni final i agjërimit është fitimi i kënaqësisë së Krijuesit.
Duke uruar që të jetë ky muaj i bekuar muaji i përkushtimit drejt njohjes thellësisht të mesazhit hyjnor, i përfaqësimit të vlerave islame, Kreu i myslimanëve " u shpreh se "Muaji i Ramazanit është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, një rrugëtim drejt edukimit shpirtëror, drejt përqafimit të vlerave Islame. Le të jetë ky muaj i begatë një mundësi më shumë për një përkushtim dinjitoz drejt fitimit të Kënaqësisë së Zotit"./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com