Nis ndërhyrja për zgjerimin e shëtitores  së plazhit të Durrësit! 3 kilometër vijë bregdetare

Nis ndërhyrja për zgjerimin e shëtitores  së plazhit të Durrësit! 3 kilometër vijë bregdetare

Foto ilustruese

DURRËS- Në sektorin ‘Iliria’ në plazhin e Durrësit ka nisur ndërhyrja për heqjen e materialeve të brave dhe restoranteve për zgjerimin e shëtitores.

Për zgjerimin e shëtitores, janë njoftuar subjektet që kanë struktura të ndryshme në gjurmën ku kalon projekti duke i zhvendosur.

Nuk bëhet fjalë për objektet e mëdha por për çadrat dhe strukturat e lehta. Pasi kanë marrë njoftimin, subjektet po i zhvendosin vetë.

Lungomarja e Durrësit do të fillojë nga ura e Dajlanit dhe do të vazhdojë deri te godina e Kavalishencës, në 3 kilometër vijë bregdetare. Studimi parashikon që të ketë një unifikim në vijë të njëtrajtshme nga fillimi në mbarim, ndërsa shëtitorja do të ketë kënde lojërash për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, hapësira sportive dhe facilitete që lidhen me përdorimin e ambienteve higjieno-sanitare, dhoma zhveshje e dushe. Po ashtu do të ketë edhe një pistë për biçikletat në krah të asaj për këmbësorët. Në të ardhmen kreu i qeverisë paralajmëroi në prill se do të krijojë një strukturë të ngjashme me palmën në Dubai, vetëm se në Shqipëri do të jetë Shqiponja.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë