Nis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në shërbimin ndaj turistëve

Nis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në shërbimin ndaj turistëve

Në Shirokë të Shkodrës ka nisur puna për ndërtimin e parkimit publik.

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama teksa ndau pamje nga punimet për këtë investim që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

"Investim që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë sezonit turistik, e që bashkë me rrethrrotullimin e autobusëve, do të kenë ndikim të menjëhershëm në shërbimin ndaj turistëve në rritje në këtë pikë turistike të Shkodrës", shkruan më tej Rama.

Sheshi i hapur nga ndërtimi pa leje do të kthehet në një hapësirë publike që do të shërbejë edhe si vendqëndrimi për autobusët e turistëve.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin