Nisin në shkurt ndeshjet e ekipeve sportive në shkolla, pjesë nxënës të moshës 8-17 vjeç! Baza materiale falas! Ylli: Projekti përqafohet nga prindërit

Në ditët e para të shkurtit nisin për të dytin vit me radhë ndeshjet e ekipeve sportive në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ku marrin pjesë nxënës nga çdo vend i Shqipërisë duke nisur nga mosha 8 vjeç dhe deri në moshën 17 vjeç.

“Ishte një risi sepse kishte shumë vite që ishte shkëputur pak ideja e klasave sportive të dikurshme. Tani është diçka tjetër, por që është gjithmonë në funksion të zhvillimit të sportit, aktivizimit të rinisë në sporte. Interesante është që në këto ekipe përfshihen të gjithë nxënësit të cilët nuk janë të federuar nëpër federatat përkatëse të këtyre sporteve. Orët e fiskulutrës që ka çdo shkollë janë 3 orë, ndërsa këto janë orë ekstra",- tha Erdal Borova, mësues.

Pjesë e këtij projekti janë edhe Mei Dedja dhe Sion Shehaj, dy nxënës të gjimnazit Sami Frashëri ekselentë në mësime, por edhe të apasionuar pas basketbollit dhe volejbollit.

 “Unë më përpara kam qenë pjesë e ekipit Tirana, por për shkak të shkollës dhe angazhimeve të tjera m’u desh ta lija. Krijimi i këtyre ekipeve më dha mundësinë që ta vazhdoja basketbollin duke më dhënë edhe ndjeshmërinë edhe të jem në shkollë, por edhe të merrem me sportin tim të preferuar",*- tha Mei Dedja, nxënëse.

“Ka dy vite që është marrë shumë serziozisht ekipi i volejbollit dhe basketbollit në shkollën tonë. Kemi një organizim shumë prestigjoz dhe ndjehem shumë mirë që kemi një hapësirë kur të shfaqim talentin tonë. Të inkurajojmë rininë që të merren me sport sepse është më mirë se të rrish në telefon apo të merresh më gjerat e rrugës",- tha Sion Shehaj, nxënës.

Ekipet sportive organizohen 3 herë në javë pas orarit mësimor dhe stërviten në palestrat e shkollave ku janë për më shumë se dy orë, ndërsa implementuesit e këtij projekti janë të kënaqur me rezultatet e arritura vitin e parë.

 “Viti i parë ishte një projekt pilot dhe pamë që kërkesat, mënyrën si e organizuam, si e implemetuam në 61 bashki të vendit, tregoi një interes jo vetëm për fëmijët, por edhe familjet të cilët tani nuk i çojnë më fëmijët në ekipe private, por në ato ekipe ku qeveria shqiptare nëpërmjet projektit që i ka dhënë KOKSH-it i ofron uniformën, këpucët, atletet, çorapet, tutat, peshqirin. Gjithë setin e uniformës që do kishte një sportist i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike",- tha Fidel Ylli, president i KOKSH.

Qëllimi i ekipeve sportive është masivizimi i sportit, por edhe evidentimi i talenteve që në të ardhmen mund të bëhen yjet e sportit shqiptar.

K.M/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 28/01/2024 21:13

    eshte projekt shume here me ambicioz zgjerimi i pallatit te lojrave me dore nga vend parkimi ne mes te Tiranes kur parkimi mund te jete shume mire nen toke edhe ne dy kate dhe te shfrytezohet e gjithe kjo hapesire rekreative per fusha me dinjitoze te lojrave me dore ne kryeqytet. Pastaj pse gjithe ky kompleks ndaj ligjit te basteve sportive qe eshte dhe drafti me i mire i mundshem sot per sot dhe online. u mjafton vetem ta kushtezojne me financimin e strukturave te caktuara sportive ne vlere nominale investimi luksoz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve