Në lagunën Divjakë-Karavasta grupet e punës janë shpërndarë në pikat e vrojtimit për të numëruar shpendët ujorë. Është Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Shoqatën e Ornitologeve që organizojnë çdo vit censusin e shpendëve.  Rezultatet priten në ditët në vijim, por Taulant Bino, në cilësinë e koordinatorit kombëtar tregon se nga viti në vit është vërejtur ulje e numrit të shpendëve që dimërojnë në këtë lagunë.

 “Shpresojmë të ketë më shumë se vitin e shkuar. Vitin e shkuar 35 mijë shpendë shpresoj të ketë më shumë se kaq”. Gjithmonë ka ulje-ngritje, por tendenca e përgjithshme është në rënie e që lidhet me disa faktorë të ndryshëm, sidomos urbanizimi”, thotë Taulant Bino, koordinator i procesit të censusit.

Parlamenti ka vendosur të shtyjë moratoriumin e gjuetisë deri në gusht të vitit 2025, por për Binon kjo masë s’ka asnjë vlerë.

“Moratoriumi funksionoi dy vitet e para, tani s’ka më vlerë ndaj kemi rekomanduar heqjen e tij. Duhet të zbatohet i ligji i gjuetisë se moratoriumi nuk ndikon në Zonat e Mbrojtura”, thotë ai.

Ndërsa drejtori i zonave të mbrojtura në Divjakë, Ardian Koçi tha se censusi i ndihmon në hartimin e strategjive për mbrojtjen e ligatinave.

 “Qëllimi është që të dhënat e marra nga terreni konvergojnë në një pikë në qendrën ndërkombëtare, duke vlerësuar popullatat e specieve të ujit, duke i krahasuar me vitet e tjera arrihet në një rezultat për gjendjen e ligatinave. Vjet kemi pasur rënie, sivjet duket më mirë, por shifrat do ta tregojë. Vjet kishim 25 mijë mijë individë dhe 60 specie. Kryesojnë familja e rosave dhe flamingot”, drejtor i parkut

Kujtojmë se Censusi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit për vitin 2022 regjisori shifrën më të ulët se mesatarja shumëvjeçare.