Nis numërimi i shpendëve në Divjakë-Karavasta, eksperti: Numri në rënie, urbanizimi arsyeja kryesore! Të hiqet moratoriumi i gjuetisë, s’ka efekt

Në lagunën Divjakë-Karavasta grupet e punës janë shpërndarë në pikat e vrojtimit për të numëruar shpendët ujorë. Është Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Shoqatën e Ornitologeve që organizojnë çdo vit censusin e shpendëve.  Rezultatet priten në ditët në vijim, por Taulant Bino, në cilësinë e koordinatorit kombëtar tregon se nga viti në vit është vërejtur ulje e numrit të shpendëve që dimërojnë në këtë lagunë.

 “Shpresojmë të ketë më shumë se vitin e shkuar. Vitin e shkuar 35 mijë shpendë shpresoj të ketë më shumë se kaq”. Gjithmonë ka ulje-ngritje, por tendenca e përgjithshme është në rënie e që lidhet me disa faktorë të ndryshëm, sidomos urbanizimi”, thotë Taulant Bino, koordinator i procesit të censusit.

Parlamenti ka vendosur të shtyjë moratoriumin e gjuetisë deri në gusht të vitit 2025, por për Binon kjo masë s’ka asnjë vlerë.

“Moratoriumi funksionoi dy vitet e para, tani s’ka më vlerë ndaj kemi rekomanduar heqjen e tij. Duhet të zbatohet i ligji i gjuetisë se moratoriumi nuk ndikon në Zonat e Mbrojtura”, thotë ai.

Ndërsa drejtori i zonave të mbrojtura në Divjakë, Ardian Koçi tha se censusi i ndihmon në hartimin e strategjive për mbrojtjen e ligatinave.

 “Qëllimi është që të dhënat e marra nga terreni konvergojnë në një pikë në qendrën ndërkombëtare, duke vlerësuar popullatat e specieve të ujit, duke i krahasuar me vitet e tjera arrihet në një rezultat për gjendjen e ligatinave. Vjet kemi pasur rënie, sivjet duket më mirë, por shifrat do ta tregojë. Vjet kishim 25 mijë mijë individë dhe 60 specie. Kryesojnë familja e rosave dhe flamingot”, drejtor i parkut

Kujtojmë se Censusi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit për vitin 2022 regjisori shifrën më të ulët se mesatarja shumëvjeçare.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haka Tekizoti: 15/01/2023 08:52

    S'paska vlerë moratoriumi? Ka logjikë ky që shpreh këtë mendim? Është njëlloj sikur të thuhet: lërini Saliun e të vetët të vrasin njerëz, se vrasjet e tyre nuk kanë efekt në pakësimin e pooullsisë!!!

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2023 00:25

    /TONI/,jam dakord me ju,por ketij kushedi sa i fusin nen dore te mbylle syte kur vjen ndonje gjuetar ilegal.Urbanizimi ndikon,por gjuetia e paligjshme ndikon dhe me shume,po keshtu dhe pesticidet qe perdorin fermeret per prodhimet e ashtuquajtura //bio//.

    Përgjigju
  • Gimi: 14/01/2023 18:11

    Ku i gjeni keta idiota,na myten budallejt dhe te shiturit

    Përgjigju
  • Toni: 14/01/2023 17:27

    Duhet te jete i vetmi ekspert ne bote qe rekomandon kthimin e gjuetise. Na mbyten injorantet.

    Përgjigju
    • Arber: 14/01/2023 18:06

      Nuk eshte i vetmi ne bot Tomke .Eshte i vetmi qe foli ne mjedisin tejet injorant qe kujtojne se gjuetia eshte masaker .Tomke informohu mbi sportin e gjuetise dhe jo rastesisht gjeti terren tek ne moratoriumi i gjuetisesi askund ne bote ,sepse tomka me shoket e tij jane injorantet qe ad ia kane idene se cfare eshte gjuetia .

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush