Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot ka nisur shpërndarja e ndihmave për personat të cilët vijojnë të qëndrojnë në çadra pas tërmetit të tragjik të 26 nëntorit, por edhe për pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra.

Shpërndarja e ndihmave në shenjë solidariteti pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërkaq operacioni do të udhëhiqet nga Ministria e Mbrojtjes së bashku me kryetarët e Bashkive dhe Prefektët e qarqeve.

“KA NISUR SOT DHE DO TË SHTRIHET HAP PAS HAPI NË DITËT NË VIJIM RRJETI I SOLIDARITETIT NË ÇADRAT E TË PREKURVE NGA TËRMETI, NË DYERT E PENSIONISTËVE TË VETMUAR DHE TË FAMILJEVE MË TË VARFRA

MINISTRJA E MBROJTJES DO TË UDHËHEQË KËTË OPERACION HUMANITAR NË RANG REPUBLIKE, SË BASHKU ME ME KRYETARËT E BASHKIVE DHE PREFEKTËT E QARQEVE

DURIM, BESIM DHE PËRSËRI DURIM”, shkruan Rama.