Nis pastrimi i liqenit të Kukësit nga mbeturinat, ministri Klosi: Aksioni Shqipëri–Kosovë na bashkon më shumë

Me moton "Lundro dhe Pastro", Shqipëria e Kosova kanë nisur të pastrojnë  mbeturinat në ujërat e Fierzës e Vërmicës dhe mjedisin në të dy anët e kufirit të përbashkët.

Ministri i turizmit Blendi Klosi i shoqëruar nga dy ministra të Kosovës tha se aksioni i pastrimit jo vetëm ndikon në rritjen e turizmit por edhe bashkon më shumë dy shtetet.

“Në kuadër edhe të sezonit turistik jemi së bashku për të dhënë një mesazh, që jemi bashkë, jemi një destinacion, kemi një mjedis, një natyrë, një destinacion turistik dhe prandaj duhet të jemi të gjithë në një anë, me një vullnet që ta mbajmë shqiptarinë pastër”, u shpreh Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj e konsideroi aksionin si fillimi i bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Liqeni ka pasur nevojë për pastrim edhe më herët, por ne do të vazhdojmë më tej me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe me Ushtrinë e Kosovës ti mbështesim këto aksione, natyra nuk ka ndarë kurrë asnjë popull, e sidomos kombin dhe popullin tonë”, tha Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes së Kosovës.

Ndërsa Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari tha se ky aksin kontribuon edhe në agjendën e gjelbër evropiane.

“Përgëzoj të gjithë vullnetarët që kanë marrë këtë iniciativë kaq të bukur që na bashkojnë, dhe na kujtojnë që mund të punojmë së bashku për të kontribuar në Agjendën Evropiane, në agjendën e gjelbër për të ruajtur planetin tonë”, sqaron Rozeta Hajdari, Ministrie e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  e Kosovës.

Pastrimi i liqenit të Kukësit dhe të mjediseve të përbashkëta në doganë mblodhi me dhjetëra vullnetar të cilët mblodhën mbeturinat që kishin mbuluar të vijën liqenore që ndodhet nën hijen e masivit  bjeshkëve të Pashtrikut dhe Sharrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Nisma e pastrimit të liqenit të Kukësit mes Shqipërisë dhe Kosovës, Rama: Jemi një komb

Pastrimi i liqenit të Kukësit me nismën e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës e ka përshëndetur edhe kryeminstri Edi Rama. Për Ramën ky është një tregues shumë i qartë se Kosova dhe Shqipëria janë një komb.

"Jena një komb, një destinacion, një ofertë turistike dhe një mjedis i pastër. Forcat e ushtrisë së Shqipërisë e Kosovës sëbashku me vullnetarë, në një ditë pastrimi të tokës e ujërave të përbashkët, për të vijuar me bashkëpunime të tjera në mjedis e turizëm në të dyja anët e Bjeshkëve", shkruan Rama.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë