Nis periudha e Sylvinho-s, publikohet lista e kombëtares për ndeshjen e parë eliminatore të 'Euro 2024' (FOTO)

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho, ka publikuar këtë të premte listën e parë nën drejtimin e tij me 23 futbollistë të grumbulluar për ndeshjen eliminatore kundër Polonisë, që do të luhet më 27 mars në Varshavë.

Për herë të parë me kuqezinjtë është grumbulluar Jasir Asani, ish-sulmuesi i Partizanit i cili prej pak kohësh është transferuar në Korenë e Jugut. Sakaq grumbullim i parë zyrtar do jetë për Anis Mehmetin, futbollistin i cili luan me Bristol City në Angli si dhe Andi Hadroin. Ky i fundit ishte edhe në dy miqësoret e fundit, por është hera e parë që do jetë në ndeshje zyrtare.

Në kombëtare ka edhe rikthime si Taulant Seferi, ndërsa 3 portierët janë Berisha, Strakosha dhe Elhan Kastrati. Në mbrojtje janë përzgjedhur Hysaj, Balliu, Ismajli, Veseli, Lenjani, Mersinaj dhe Kumbulla. Sakaq në mesfushë do mbrojnë ngjyrat kuqezi Laçi, Asani, Asllani, Gjasula, Abrashi, Ramadani, Selahi dhe Bajrami.

Në sulm përveç Seferit do jenë Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni. Me Poloninë do jetë ndeshje e parë eliminatore e Europianit 2024 ku Shqipëri ndër të tjera është shortuar me Çekina, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Vlen të theksohet se Armando Broja dhe Keidi Bare mungojnë për shkaqe dëmtimesh, ndërsa për të përzgjedhurit trajneri Sylvinho do të mbajë një konferencë ditën e shtunë.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë