Nis prishja e 27 objekteve pa leje
brenda zonës së Planit Rregullues

PRISHTINË- Edhe në Kosovë prishen ndërtime pa leje. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, përmes një njoftimi bën të ditur se ka nisur sot operacioni i prishjes së 27 objekteve pa leje brenda zonës së Planit Rregullues Urban.

Aksioni i rrënimit ka filluar 1 muaj pas njoftimit të pronarëve të këtyre objekteve. Gjatë kësaj kohe, MMPH është konsultuar me dhjetëra dokumente, që ka pranuar nga pronarët prej të cilave vetëm një ka rezultuar me leje ndërtimi të vitit 1988 dhe një tjetër, dëshmi që objekti kishte ekzistuar para vitit 1986, kur “Malet e Sharrit” janë shpallur Parqe Nacionale”. 

Ky është aksioni i dytë i prishjeve e pas atij të ish-kampingut ilegal, që operonte me rreth 180 objekte, 76 prej të cilave ishin shtëpi-fundjavash të ndërtimit të fortë, në një zonë që ishte për kamping të përkohshëm. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës