Nis procesi gjyqësor ndaj Almir Dacit, edhe pse ndodhet në Siri

Në seancën e parë gjyqësore kundër Almir Dacit, i njohur si Ebu Beliksa, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi të njoftohen të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, për të vënë në dijeni 33-vjeçarin apo familjarët, pasi procesi ndaj tij ka nisur në mungesë. Ndaj Almir Dacit, i cili ka marrë në Siri dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, janë ngritur akuzat e pjesëmarrjes luftarake në një shtet të huaj, rekrutim të personave për kryerje të veprave terroriste dhe propagandë për kryerje veprash terroriste.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij