Nis procesi, lista e deputetëve 
PD në kërkim të biznesmenëve

Nis procesi, lista e deputetëve <br />PD në kërkim të biznesmenëve
Pesë muaj para sfidës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur zyrtarisht procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Shqiptarja.com ka mësuar se për caktimin e listës së kandidatëve për deputetë Lulzim Basha po luan një lojë të trefishtë, e cila konsiston në përjashtimin e kundërshtarëve të deklaruar dhe të kamufluar brenda partisë. Hapi i parë është krijimi i një sesioni të veçantë në faqen e Partisë Demokratike, ku qytetarët mund të propozojnë emrat e preferuar si kandidatë për deputetë.

“Partia Demokratike zhvillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë. Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin.

Më poshtë ju mund të propozoni emrin e dikujt që dëshironi t’ju përfaqësojë në emër të Partisë Demokratike dhe të jepni arsyet tuaja për këtë zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike. Por hapi i parë duket se është thjeshtë fasada, pas të cilit fshihet një tjetër proces. Krahas njoftimit, Lulzim Basha ka udhëzuar kryetarët e besuar të degëve dhe rrethin e tij, që të nisin lëvizjet në kërkim të biznesmenëve dhe emrave të fuqishëm, për t’i kandiduar për deputetë, me qëllim për të maksimalizuar votat në zgjedhjet e 18 Qershorit. Sipas burimeve, Basha ka kërkuar emra jashtë strukturave të partisë, me kushtin që të kenë impakt në komunitetin ku jetojnë. E njëjta taktikë është ndjekur edhe me procesin e hapjes së Partisë Demokratike.

Hapi i tretë
Pavarësisht propozimeve të qytetarëve dhe të krerëve të degëve të Partisë Demokratike, ka një perceptim të fortë se lista e kandidatëve për deputetë të PD do të marrë firmën përfundimtare nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Edhe pse sipas deklaratave publike duket se Lulzim Basha po dikton rregullat e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ish-kryeministri Sali Berisha pritet t’i vendosë përfundimisht jo vetëm për emrat, por edhe renditjen e tyre në listë. Mbetet për t’u parë nëse Berisha do të pranojë në listë rrethin e të besuarve të Lulzim Bashës, duke nisur që nga Grida Duma, Ervin Salijani, Enno Bozdo, Besnik Aliaj etj., si dhe nëse do të pranojë përjashtimin e kundërshtarëve tij nga lista, duke nisur që nga Jozefina Topalli, Genc Ruli, Majlinda Bregun, Ridvan Boden, Astrit Patozin etj.    

Komisioni
Partia Demokratike ka ngritur edhe një komision për verifikimin e figurës, i drejtuar nga Halim Kosova. Komisioni do të verifikojë të gjitha emrat e propozuar për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit si dhe për të kaluarën në raport me ligjin. “Do të bëjmë të mundur se çdo anëtar i PD-së të jetë i qetë se kandidatët e Partisë Demokratike do të jenë të pastër si kristali. Veting të hollësishëm, edhe për të kaluarën nën diktaturë, për të siguruar një listë dinjitoze, përfaqësues të aspiratave më të mira. Çdo kandidat për deputet i Partisë Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm të integritetit të figurës. Ne kemi ngritur strukturat e posaçme për këtë si parti. Jemi e para parti që kemi ngritur komisionin tonë të integritetit dhe të etikës i cili tashmë është i pajisur me ekspertizën më të mirë, me njerëzit më të ndershëm, me mbështetjen ndërkombëtare, dhe ka hartuar praktikat më të avancuara bashkëkohore”, ka deklaruar Lulzim Basha.
 
Njoftimi
“Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës”.
 
Loja me listën
Pavarësisht propozimeve të qytetarëve dhe të krerëve të degëve të Partisë Demokratike, ka një perceptim të fortë se lista e kandidatëve për deputetë të PD do të marrë firmën përfundimtare nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!