Nis puna për 'Defender 2023', Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria, gati të shërbejë sërish si vend pritës i stërvitjes më të madhe
Foto nga 'Defender 2021', organizuar në vendin tonë
Shqipëria ka nisur punën për të pritur sërish një nga stërvitjet më të mëdha “Defender 2023”. Për këtë u organizua edhe Konferenca koordinuese, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të SHBA dhe Shqipërisë. Në fjalën e tij, Peleshi e cilësoi një histori suksesi stërvitjen “Defender 2021”, e cila u zhvillua disa muaj më parë.
“Kjo stërvitje shkon përtej gjithë dimensionit ushtarak dhe konfirmoj përfshirjen dhe gatishmërinë e të gjithë qeverisë për të ndihmuar dhe lehtësuar të gjitha kërkesat specifike dhe të përgjithshme për ekzekutimin e saj të shpejtë. Stërvitje të tilla me shikueshmëri të lartë tregojnë rëndësinë strategjike të Politikës së Zgjeruar të Parandalimit të SHBA-së për NATO-n dhe aleatët dhe partnerët e saj evropianë si dhe rithekson angazhimin e fortë që Aleanca, dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, i kushtojnë rajonit tonë. 'Defender Europe' për ne, mbetet një mjet i fuqishëm i komunikimit strategjik i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe garancisë për qytetarët tanë, vendet e rajonit dhe mbarë Evropën”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.
Teksa siguroi mbështetjen dhe ndihmën maksimale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA për stërvitjen e radhës Defender 23, ministri Peleshi tha se Shqipëria konfirmoi gatishmërinë të shërbejë sërish si vend pritës për serinë e Defender.
Ndërsa në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Bajram Begaj u shpreh i sigurt se “Defender Europe ‘23”, përmes aktiviteteve dhe demonstrimit të aftësive të saj do t'u japë kundërshtarëve një mesazh të qartë dhe të fortë parandalimi dhe mbrojtjeje”.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake
10 Janar, 18:15
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet, deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02