Ky investim, në një aks prej rreth 2 km, synon transformimin e bregut të lumit Drin në një shëtitore e cila do shërbejë si vend argëtimi dhe çlodhje për gjithë banorët e zonës dhe më gjërë.
Rreth 1 mijë dru rrapi, rreth 3000 pemë të tjera dekorative, pedonalja, ndricimi, stolat e shumë elementë të tjerë janë parashikuar në këtë investim.
Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtues nga Bashkia Lezhe, Drejtorë të Drejtorive Rajonale, qytetarë të thjeshtë dhe përfaqësues të medias.
Zv. Kryetari i Bashkisë, Pashko Smaci falenderoi Ministrin që mundësoi këtë projekt, të lënë prej shume kohësh në pritje.
Ai falenderoi Qeverinë Shqiptare për financimin dhe gjithë aktorët e tjerë kontribues në këtë projekt.
Ministri Koka tha se qyteti i Lezhës është në vëmëndje të qeverisë shqiptare dhe sidomos e deputetëve të qarkut.
Ai tha se Ministria e Mjedisit synon të shndërrojë zonat e degraduara në të bukura dhe në shërbim të qytetarit./a.gegvataj/