Nis puna për rehabilitimin e Lungomares së Durrësit, Sako: Punimet zgjasin 6 muaj, ndërhyrje dhe te ‘Sfinksi’

Një ndër zonat më të frekuentuara në Durrës, shëtitorja Taulantia do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë, me një fond prej 150 milionë lekësh. Në një intervistë për Report TV, kryebashkiakja Emirjana Sako foli për zgjatimin e Lungomares deri tek Porti i Peshkimit.

‘Loti i trete është vazhdim i shëtitores ekzistuese deri tek muri i portit. Kjo fazë parashikon përfitimin e një sipërfaqeje prej 4352 m2 e cila do të jetë në funksion të qytetarëve dhe të turistëve që frekuentojnë Durrësin.’- tha Sako.

Me gjatësi 150 metra lineare, punimet në shëtitoren buzë detit pritet të përfundojnë para nisjes së sezonit turistik. Ndërhyrja parashikon veç trotuareve dhe sipërfaqe të gjelbër, ndriçimin dhe stola. Në këtë zonë ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 50 restorante e bare.

Po kështu do të ndërhyhet edhe për rikonstruksionin e segmentit nga pista  deri te ‘Sfinksi’, pasi struktura prej druri dhe ajo metalike kanë degraduar.

“Ndërhyrja parashikon heqjen e kësaj strukture e në vend të tyre do të bëhet sistemimi me pllaka në të njëjtën kuotë me pllakat ekzistuese të pjesës tjetër të shëtitores. Në vijën e bashkimit me detin do të ndërtohet një shkallë 140 metër lineare e gjatë dhe 1m e gjerë”.- tha kryetari i Shoqatës së operatorëve turistikë Eduart Xhepa.

Në zonën pranë pishinës do të montohet një sistem pompimi që synon të zgjidhë përfundimisht problemin e përmbytjeve të rrugës.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 17/01/2024 03:42

    durresi ne plazh nuk duhej mbushurme pallate , por me resorte,,ekeni shkatarruar...

    Përgjigju
  • Iris: 17/01/2024 00:56

    Durresi eshte dhe simbol i abuzimit ndertimor e betonizimit pa kriter! Shikoni sa afer me detin jane bere ndertimet! Natyra ka per te fituar ne fund dhe koha shpejt ka per te treguar se c'ndodh kur pallatet shumekateshe ndertohen mbi rere,qe ka tendence te fundose strukturen;kur termetet dhe cunamet pastrojne abuzimet duke shembur e derguar ne fund te detit ndertime qe nuk duheshin bere aty ne radhe te pare dhe kur erozioni i zakonshem detar i ndihmuar dhe nga ngritja e nivelit te ujit per shkak te ngrohjes se klimes,/gelltin/ cdo vit pjese nga brigjet pa pyetur nese eshte plazh ranor,apo hotel me 5 yje,apo pallat miliona eurosh ne vlere! Dhe si te mos kerkojne rikonstruksion strukturat prej druri e matali?! Gjithe bota qe ka struktura te tilla,kane nje brez shume te gjere rere,ose shkembinjsh dhe pastaj kane keto shetitore druri shume te kendeshme per te ecur,kurse tek ne,lubite e betonit s'kane lene asnje meter te lire dhe shteti eshte detyruar t'i ndertoje buze ujit,ku kripa dhe uji i kalbin menjehere dhe ne vend te zgjasnin 50 vjet,kalben e degradojne menjehere.Kur jane ndertuar keto struktura qe jane demtuar,a e dini valle?!

    Përgjigju
  • Keni ndërtuar në det: 17/01/2024 00:35

    Çfarë rehabilitimi çdo vit? Ka kosto?

    Përgjigju
  • Sifi: 16/01/2024 18:53

    Durresi eshte simbol jo vetem i modernes por dhe lashtesise mbi tre mije vjet qytet .Do ishte mire qe ne kulmin sfinksit te ishte statuja nje luftetari Ilir per te Tregaron histidine e qytetit dhe do opted nje madheshtire komplet hapesires si lungomares

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër