Nis puna për segmentin e ri rrugor nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, Rama: Projekti i Unazës së Madhe po ecën sipas planit

Nis puna për segmentin e ri rrugor nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, Rama: Projekti i Unazës së Madhe po ecën sipas planit

Punimet në Unazën e Madhe

Në kuadër të projektit të Unazës së Madhe ka nisur puna për segmentin e ri rrugor nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri. Informacionin e bëri publik kryeministri Rama në Facebook, ndërsa theksoi se projekti i Unazës së Madhe po ecën sipas planit.

Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, po ecën sipas planit. Aktualisht ka nisur puna në një tjetër segment të ri, atë nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri, një arterie me impakt të rëndësishëm ekonomik e social për banorët e për Tiranën, përveçse për lehtësimin e trafikut”, u shpreh Rama.

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës nisi ndërtimin që në vitin 2013, dhe është rreth 27 kilometra rrugë në total.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë