Nis punën Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, në ditën e parë parandalon sulmin ndaj Akademisë së Forcave të Armatosura

Që në ditën e parë të punës Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes ka dedektuar disa sulme kibernetike, shënjestër e të cilëve ishte Akademia e Forcave të Armatosura. 

“Në orët e para kemi parë një tentativë të mundshme, një aplikacion i panjohur drejtuar një pajisje te Akademia e Forcave të Armatosura. Një pajisje shumë kritike për sistemet e Forcave të Armatosura. Unë si monitorues mendoj që kjo mund të jetë diçka kritike, këtë offense e kaloj te skuadra operacionale për një analizim më të detajuar të rastit konkret”.

Kryeministrit Rama dhe ministrit Peleshi grupi i punës i njoftoi se si arritën në detektimin dhe neutralizimin e sulmit.

“Nga analizmi kemi zbuluar që ka disa indikatorë, është një IP, një Domain dhe 3 Ëebsite. Këta indikatorë më pas marrin privilegje kryesore për të kompromentuar sistemet e FA, por nuk kanë arritur sepse janë bllokuar”, tha Roland Çobi, inxhinier i Sigurisë Kibernetike

Duke nënvizuar se njësia është pjesë e qendrës së NATO-s për Sigurinë Kibernetike në Estoni, ministri Peleshi tha se ka ende vende të lira pune për të gjithë të interesuarit.

“Jo vetëm projekti që është shumë i plotë nga hardëare, softëare, trajnimet, po ne kemi mundësinë e madhe që në rrjetin e qendrave të inovacionit, të mbrojtjes kibernetike të NATO-s, të kemi mundësi të shkëmbejmë informacione, të marrim trajnime të vazhdueshme. Ka një qendër të NATO-s për sigurinë kibernetike, qendër ekselence në Estoni, ne jemi bërë pjesë e saj, kështu që “Sky is the limit’’, domethënë mundësitë janë shumë të mëdha për këta ekspertë të rinj që janë duke u formuar shumë shpejt dhe me të vërtetë kemi arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtje shumë të lartë. Këta janë shumë të motivuar, le të themi 50% janë ushtarakë, 50% janë civilë. Kemi ende vende të lira për rekrutim dhe duam që ta dyfishojmë akoma më shumë mbase edhe përtej nevojave reale që kemi këtu dhe ta përdorim si një shkollë për të formuar ekspertë, të cilët mund t’i shërbejnë, jo vetëm Forcave të Armatosura më vonë, por dhe agjencive të tjera dhe pse jo edhe sektorit privat se në fund fare kjo rrit kapacitetet mbrojtëse dhe sigurinë kombëtare.” – u shpreh Ministri i Mbrojtjes Peleshi.

Një hap të madh drejt mbrojtjes së botës digjitale e quan Kryeministri Rama njësinë, e cila është arritur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa i pranishëm në inaugurim ishte edhe dërguari me punë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner.

Kjo njësi do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionojë falë ekspertizës së specializuar të profesionistëve dhe teknologjisë së përparuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 14/01/2024 13:49

    EdvinitOLSIT i doli nga duart edhe Ministria Mbrojtjes,ja mori departamenti USA-s,radhën e ka SHISH....Ju vaftë mbare te nderuar ALEATE TE MEDHENU!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic