Nis rehabilitimi i 30 banesave në Paskuqan, Rama familjeve në nevojë: Askush nuk është vetëm!

Nis rehabilitimi i 30 banesave në Paskuqan, Rama familjeve në nevojë: Askush nuk është vetëm!

Tridhjetë banesa të familjeve në nevojë, atyre me ndihmë ekonomike, familjeve rome dhe egjiptiane kanë nisur të rehabilitohen në zonën e Paskuqanit, një financim me 80% nga ministria e Financave dhe 20% bashkia Kamëz.

Kryeministri Rama publikoi në ERTV, videon e vizitës së Kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli në këto banesa, ku u takua me banorët e zonës, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre të përditshme.

Mbi videon e publikuar, Rama shkruan se “ndonëse banesat ishin ndërtuar shumë vite më parë, dora e pushtetit, as atij vendor, e as atij qendror, nuk ishte shtrirë kurrë ndaj më të pamundurve, për t’u mundësuar një strehë me kushte normale të jetesës”.

Ja pse “E gjithë vëmendja te qytetarët” – vijon Kryeministri – nuk është një togfjalësh, por filozofia jonë qeverisëse, e materializuar dita ditës, për të garantuar që askush nuk është vetëm!

Gjatë vizitës në shtëpinë e Pranverës, një prej banoreve të Paskuqanit, që tregoi e përlotur se si shtëpia e saj ishte bërë e pabanueshme, Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, siguroi se asnjë banor i Kamzës dhe Paskuqanit nuk është i vetëm në hallet e tij.

“Unë e shoh hallin tënd, edhe lotët e tua janë lotë halli. Por nuk jeni vetëm, kjo është e rëndësishme. Do të përfundojmë në një kohë të shkurtër të gjitha punimet”, theksoi Suli për banoren.

“Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama. Janë rreth 180 milionë lekë financim për të rehabilituar banesat e këtyre njerëzve në nevojë të cilat nuk ishin prekur me dorë prej vitesh. E dimë që hallet janë të mëdha, por e rëndësishme është që ka filluar të ndihet dora e shtetit, si atij qendror, edhe atij vendor”, shtoi Suli.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë