Nis rehabilitimi i aksit Klos–Burrel, Gjiknuri: Nyje e rëndësishme, transporton mallra drejt portit të Durrësit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro ndoqën nga afër fillimin e punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor Burrel-Klos.

Investimi në segmentin me gjatësi 18.6 km do të jetë në vlerën 3.7 milionë eurove në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen e rrugëve. Është parashikuar të kryhet një rehabilitim i plotë dhe i thellë i segmentit, ku përfshihet realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjitha gjatësinë e rrugës, vendosja e sinjalistikës rrugore, masave të sigurisë rrugore etj.

Është një rehabilitim i plotë me të gjithë nënshtresat, me të gjithë veprat e artit, duke e kthyer edhe në këtë ask në parametra pas një kohe shumë të gjatë. Dihet që ky është një aks shumë problematik për shkak të trafikut të rëndë që vjen nga minierat, me një fond prej gati 3.7 milionë euro, në një kohë 6 deri në 8 muaj, kjo varet sigurisht edhe në varësi të motit që do të kemi gjatë këtij dimri. Unë jam besimplotë që projekti do të mbarojë në afat dhe rrugën do ta kemi me një cilësi shumë të mirë. 

Afrim Qëndro, drejtori i ARRSH-së

Ministri Gjiknuri theksoi se ka gati mbi 20 vjet që në këtë segment nuk është bërë asnjë investim serioz dhe për herë të parë po bëhet një rikonstruksion i plotë i gjithë kësaj rruge.

Për herë të parë po bëhet një rikonstruksion i thellë i gjithë kësaj rruge dhe realisht kjo ka qenë nga nyjet shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare, sepse ka edhe transportin e mallrave sidomos nga pjesa e Bulqizës drejt uzinës së Burrelit apo drejt portit të Durrësit.

Nga pikëpamja strategjike kjo është një nga rrugët e rëndësishme që meritonte ndërhyrje me kohë. Fatmirësisht programi jonë për rehabilitimin e rrugëve, programi kombëtar qoftë për ndërtimin e rrugëve të reja, qoftë për rikonstruksionin e atyre që kemi po jep frytet e duhura dhe ky investim serioz do ta ndihmojë shumë bashkinë e Klosit dhe bashkia e Klosit ka edhe një fat sepse me përfundimin e rrugës së Arbrit dhe me këtë lidhje të re në drejtim të Burrelit do të jetë një bashki që do të ketë një akses të jashtëzakonshëm në të gjitha drejtimet e Shqipërisë dhe komuniteti këtu do të ndjej përfitimet ekonomike.

Ne ironikisht hodhëm poshtë edhe skeptikët apo kritikët që para ca kohësh na thonin që e paskemi harruar këtë krahinë. Fatmirësisht ne për herë të parë po bëjmë një investim serioz në infrastrukturën rrugore që këtu e kanë pritur prej shumë e shumë vitesh. Unë ju uroj sukses dhe përfundim të shpejtë.

Damian Gjiknuri, ministër

Ministrja Xhaçka u shpreh se sot me këto investime të rëndësishme që po kryhen në qarkun e Dibrës askush nuk mund të thotë që ky qark dhe bashkitë e qarkut nuk kanë vëmendjen e qeverisë.

Mund ta quajmë nëse mundemi viti i Dibrës përsa i takon këtyre investimeve të rëndësishme. Kemi rrugën e Arbrit që po ecën me një ritëm fantastik dhe mesa jam në dijeni unë është hapur 29 km rrugë.

 Kemi edhe këtë segment shumë të rëndësishëm i cili do të mirëmbahet në  18.6 km të tij përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm. Unë dua ta falenderoj ministrin, dua të falenderoj ministrinë dhe dua të falenderoj gjithësecilin për vëmendjen që i tregon kësaj zone që realisht ka nevojë për infrastrukturë shumë më të mirë.

Olta Xhaçka, ministre

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja