Nis rehabilitimi i Amfiteatrit të
Durrësit, zbulon tërësisht veprën
Për Amfiteatrin e Durrësit ka nisur sot faza e parë e rehabilitimit. Kjo konsiston në një projekt itë rëndësishëm të Ministrisë së Kulturës, mbështetur nga qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe synon të zbulojë plotësisht Amfiteatrin e Durrësit.
DURRES - Për Amfiteatrin e Durrësit ka nisur sot faza e parë e rehabilitimit. Kjo konsiston në një projekt itë rëndësishëm të Ministrisë së Kulturës, mbështetur nga qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe synon të zbulojë plotësisht Amfiteatrin e Durrësit.
Në fazën e parë të projektit, që nisi sot me prishjen e tre objekteve të ndërtuara në zonën arkeologjike, morën pjesë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë, Durrës, Vangjush Dako. Ministrja Kumbaro u shpreh se :“Avancuam në një fazë të rëndësishme të amfiteatrit, për të cilin kishte kohë që flitej, por vite që nuk bëhej asgjë, sepse duhej një vullnet i madh për ta çliruar amfiteatrin nga ndërtesa që ndodhen brenda në arenë.
Përdorim mjete manuale për të qenë të kujdesshëm në çdo hap që bëjmë. Fillimisht do të prishen tre objektet e para dhe pastaj në një proces rehabilitimi edhe 9 objekte te tjera. Qeveria shqiptare ka shpronesuar me 46 milion lek pronarët e tre objekteve si dhe ka venë në dispozicion edhe 4 milion lek të tjerë për të mundësuar prishjen manuale të banesave dhe rehabilitimin e trojeve ”.
Faza e parë e projektit është shpronësimi i tre pronave me vlerë 46.3 milione lek. Faza e dyte përcaktohet me shpronësimin e 10 pronave me vlerë të përafert rreth 60 milion lek. Te dyja fazat do të shoqërohen me investime, në fazen e parë rreth 4 milion lek dhe në fazën e dytë rreth 10 milion lek, që do të shkojnë për rehabilitim të trojeve, etj.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39.1%
-
Më keq
43.9%
-
Njësoj
17.1%
Vota total: 3994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitim Zekthi: Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer
4 Gusht, 20:06
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja rezulton 36.9%, procesi i votimit në 36 QV ishte i qetë
4 Gusht, 19:59
-
Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit
4 Gusht, 19:56
-
'Turpi i Berishës që kandidoi Belerin', Ergys Mërtiri në Report Tv: Edhe Gjikuria i njëjti mall, të dy foto me flamurin e Vorio Epirit
4 Gusht, 19:47
-
VIDEO/ Gjikuria shfaqet vetëm dhe i braktisur ditën e votimit duke ngrënë byrek, asnjë aleat politik krah tij
4 Gusht, 19:46
-
Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023
4 Gusht, 19:42
-
Bardhi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës të këngëtarit mes lotësh (VIDEO)
4 Gusht, 19:39
-
Zgjedhjet në Himarë/ Flamur Noka shpall humbjen pa nisur numërimi i votave
4 Gusht, 19:38
-
Zgjedhjet në Himarë, mbyllen të 36 qendrat e votimit
4 Gusht, 19:28
-
Përfundon procesi i votimit në Himarë fshat, qetë dhe pa probleme! Pritet nisja e kutive në KZAZ-në e numërimit
4 Gusht, 19:23
-
Zgjedhjet në Bashkinë Himarë, mediat greke pasqyrojnë procesin dhe mesazhin e Belerit nga burgu
4 Gusht, 19:12
-
Tiranë/ Ishte në zonën e ajrimit, i paraburgosuri i IEVP-së 'Jordan Misja', humb jetën pas arrestit kardiak
4 Gusht, 18:54