Nis riakulifikimi dhe veshja me kapot e 13 pallateve në Elbasan, investimet kursejnë energji

Nis riakulifikimi dhe veshja me kapot e 13 pallateve në Elbasan, investimet kursejnë energji

Janë rreth 13 pallate të cilat po rikualifikohen tërësisht dhe përfitues janë mbi 200 familje të këtij qyteti. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja inspektoi punimet e këtij projekti që i jep një pamje të re pallateve të vjetra të ndërtuara rreth viteve 70’. Gjiknuri theksoi se një projekt i tillë që rrit dhe efiçencën e energjisë merr një vlerë të shtuar sidomos në periudhën ku jetojmë.

“Ky nuk është thjesht një projekt rishikimi fasade, këtu kemi një projekt efiçence energjie. Kjo merr më shumë rëndësi për kohën ku po jetojmë pasi energjia do të jetë një mall që vazhdimisht do të jetë i shtrenjtë dhe i kërkueshëm. Investimet që  kursejnë energji janë ato që u duhen shumë banorëve. Siç e shikojmë projekti  po ecën me ritmet e duhura dhe është një risi dhe punë e mirë e Bashkisë së Elbasanit, e kryetarit të Bashkisë që ka treguar interes dhe e deputetit të zonës.  Pra, është një ekip i tërë politik i votuar dhe zgjedhur nga njerëzit. Këto janë vepra konkrete që shkojnë për njerëzit për mbështetjen që na kanë dhënë”, nënvizoi Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja u shpreh se ky projekt do të shtrohet vitin e ardhshëm dhe në lagje të tjera të Elbasanit.

“Ne po planifikojmë që vitin tjetër të bëjmë një projekt më të gjerë në të gjithë Elbasanin ku bashkia, me kontributin edhe të qytetarëve, të fillojë të shtrijë një model të tillë. Kemi gjetur edhe mirëkuptimin e banorëve për të hequr të gjitha strehat, kondicionerët. Banorët kanë qenë shumë mirëkuptues, dashamirës dhe mirënjohës për të gjithë ndërhyrjen që po bëhet. Është një nga ndërhyrjet më të mira që po bëhet në blloqet e pallateve të Elbasanit”, tha Llatja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zjarrfikësi: 14/10/2022 23:58

    A duhen rishikuar dispozitat e mbrojtjes nga zjarri?

    Përgjigju
  • LuLi: 24/09/2022 14:55

    A mos keni harruar konstruktionin / sektionin per ndalimin e zjarrit! Brandriegel! Po me duket shume i bardh polystyroli i fasades!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër