Nis "Rreze dielli", një amerikan
në kuzhinën e zonjës Tefta

Nis në kuzhinën e zonjës Tefta">
Mëngjesi në tv A1 Report nisi me rreze dielli. Në kuzhinën e arreduar mirë, mes të ftuarve dhe gatimeve speciale, programi i drejtuar me shije nga Eneja Xhelili dhe Tefta Pajenga, tashmë e njohur si Zonja Tefta tërhoqën vëmendjen e teleshikuesve. Nga ora 8:30 minuta deri në 11: 30 transmetimi direkt i emisionit "Rreze dielli" solli mjaft surpriza.

Mëngjesi nisi me parashikimin e astrologes Meri për muajin korrik, për të gjitha shenjat e horoskopit. Si do jetë dita jonë, suprizat, dashuria dhe familja. Binjakët do kenë fat në dashuri, Shigjetarët të kenë kujdes nëse duan të bëjë udhëtime të gjata. Për Ujorët është një muaj tepër i bukur, ndërsa për Bricjapët nuk do të jetë një muaj i lehtë.

Më pas erdhi surpriza e ditës. Niles Cole, zv shefi për marrëdhëniet me publiku në Ambasadën amerikane në Tiranë ishte në kuzhinën e zonjës Tefta për të gatuar pjatën tradicionale të amerikanëve. “Pulën e skuqur me erëza”. Një gatim tepër i shijshëm por që duhet të bëni kujdes. Ka shumë yndyrna. Amerikanët e gatuajnë në raste festash si ajo e 4 korrikut, ditën e Pavarësisë.

Tavolinës nuk i munguan as krepat me me luleshtrydhe dhe pana, specialitet i Zonjës Tefta.  Emisionit nuk do t’i mungojnë reportazhet e gazetarit të njohur Ilir Mati i cili me udhëtimet e tij gjithmone eksploron natyrën e bukur shqiptare apo na jep të aktiviteve të veçanta turistike dhe sportive në cdo cep të Shqipërisë.

RECETA E PERGATITUR NGA PERFAQESUESI I AMBASADES AMERIKANE

PULE E SKUQUR ME EREZA
1 pulë e prerë në 8 copa, rreth 1.6 kg
2 filxhanë qumësht me shumë yndyrë, nga fshati
1 qepë e madhe
2 lugë gjelle salcë pikante/djegëse

SALCA E DUHUR PER RECETEN
2 filxhanë me miell
1 lugë caji kripë
1 lugë çaji paprika (spec ekzotik)
¼ lugë çaji rozmarinë
¼ lugë çaji rigon
¼ lugë çaji timo
¼ lugë çaji sherebel
½ lugë çaji piper i bardhë
½ lugë çaji spec i kuq
½ lugë çaji hudhër pudër
½ lugë çaji piper i zi
2 filxhane e gjysem vaj kikiriku per skuqje
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi