Nis "Rreze dielli",një amerikan
sot në kuzhinën e zonjës Tefta

Nis sot në kuzhinën e zonjës Tefta">
E ku ka më bukur se të zgjohesh në mëngjes me rreze dielli. Dhe, nga sot rrezet e diellit, do të mund t’ju zgjojnë jo vetëm nga dritarja, ngrohtësinë e tyre do t’jua përcjellim përmes fjalëve të ëmbla, recetave dhe të ftuarve speciale të Enejda Xhelilit dhe Tefta Pajenga, tashmë e njohur si Zonja Tefta.

Personazhet më të dashura të paradites shqiptare nisin rrugëtimin në TVA1 Report, për të qenë të pranishme çdo ditë për 3 orë e gjysëm në transmetim direkt me të ftuarit specialë dhe recetat më speciale të kuzhinës së zonjës Tefta. Mëngjesi nis me parashikimin e astrologes së njohur Meri për të gjithë të pasionuarit e horoskopit. Më pas, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, emisioni vazhdon me një të ftuar special dhe një recetë speciale gatimi nga kuzhina amerikane.

Një përfaqësues i ambasadës amerikane, (drejtuesit e emisionit nuk pranojnë të na e japin emrin pasi duan ta ruajnë suprizë ) do të jetë në studion e “Rreze Dielli” për të gatuar recetën speciale “Pulë e skuqur amerikanshme me erëza”

Nuk mjafton kaq. Emisionit nuk do t’i mungojnë reportazhet e gazetarit të njohur Ilir Mati i cili me udhëtimet e tij gjithmone eksploron natyrën e bukur shqiptare apo na jep të aktiviteve të veçanta turistike dhe sportive në cdo cep të Shqipërisë.

RECETA QE DO TE PERGATITET NGA PERFAQESUESI I AMBASADES AMERIKANE

PULE E SKUQUR ME EREZA

1 pulë e prerë në 8 copa, rreth 1.6 kg
2 filxhanë qumësht me shumë yndyrë, nga fshati
1 qepë e madhe
2 lugë gjelle salcë pikante/djegëse

SALCA E DUHUR PER RECETEN
2 filxhanë me miell
1 lugë caji kripë
1 lugë çaji paprika (spec ekzotik)
¼ lugë çaji rozmarinë
¼ lugë çaji rigon
¼ lugë çaji timo
¼ lugë çaji sherebel
½ lugë çaji piper i bardhë
½ lugë çaji spec i kuq
½ lugë çaji hudhër pudër
½ lugë çaji piper i zi
2 filxhane e gjysem vaj kikiriku per skuqje
Ne ju dhamë recetën, por të gjithë amvisat e dinë se sekreti është tek gatimi. Prandaj na ndiqni sot. Zgjohuni me “Rrezet e Diellit” të tv A1 Report.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi