Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i Qeverisë Kurti 4.
Në sallë janë të pranishëm 70 deputetë, mes tyre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Serbe dhe disa përfaqësues të komuniteteve joshumicë.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po marrin pjesë në seancë, pasi e kanë bojkotuar procesin.
Gjatë seancës, mandatari Albin Kurti po paraqet para deputetëve programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri, i cili më pas do t'i nënshtrohet votimit.
Lajmi kryesor:
Votohet qeveria e re e Kosovës, opozita paralajmëron padi në Kushtetuese: Është jo legjitime! Kurti thirrje PDK-së: Propozoni nënkryetarin e Kuvendit









