Nis seanca dëgjimore për Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve dhe familjeve të tyre në Gardën e Republikës.
Report Tv mëson se ai ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 71.3 m2 e blerë edhe një shumë 20 mijë dollarë, dhuruar nga vëllai i tij që jeton ne Amerike.
Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkon dokument qe Shabani te justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë të sjella nga vëllai i tij. Ai ka një apartament të blerë 37 milion lekë, në vitin 2003.
Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.
Kurse Shabani është justifikuar duke thënë se nuk kishte qëllim që ti fshihte të dhënat por nuk ka pasur dijeni si plotësohet formulari. Shabani është drejtuesi i njësisë që mbron personalitetet e larta shtetërore, dhe mbron jetën e tyre dhe familjareve te tyre.
KJV ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.
"Për figurën kemi kryer kontrollin tonë dhe nga përgjigjet e marra na rezulton se s'ka asnjë denoncim nga publiku. Formulari figurës i plotësuar saktë. I përshtatshëm për të vazhduar detyren. S'ka kontakt me krimin.
Kurse për anën profesionale ai ka shkollë formuese akademia Skënderbej dikur. Ndër vite shumë trajnime. Arsimi e niveli i tij në perputhje me ligjin. Edhe urdhri psikologut i ka bërë interviste dhe rezulton se s'ka asnjë problem psiqik. Ka qëndrueshmëri dhe e i aftë për punë. Nga viti 2007 ska asnjë masë disiplinore ndaj tij. Në 2010 ka marrë një masë falenderuese e vlerësuese.
Gradat ndër vite deri te ajo e kolonelit i ka marrë në mënyre te ligjshme. Shabani ka qene korrekt ne komunikim me vettingun e oergjigjur ne kohe. Gruaja e Shabanit është mësuese prej 1999-ës deri ne 2018-ën kur ka depozituar deklaratën. Janë te dhëna të sakta", thotë KJV gjatë seancës.
Besim Shabani, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve dhe familjeve të tyre në Gardën e Republikës, sipas KJV nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër ai nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare.
"Nuk arriti Shabani te na provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait me 20 mijë dollarë. Por do vlerësohet kjo në fund.
Shabani duhet të plotësonte satësisht çdo të dhënë dhe informacion për pasuri e llogari bankare. Nderkohë rezulton që nje llogari bakare e mbyllur, para se të plotësonte deklaratën e të dilte ne vetting se ka raportuar. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë. Te cilat si ka treguar. Në 2007 ka hapur një llogari bankare 20 mijë dollarë. Automjetin e deklaruar saktë dhe e ka blere me te ardhura te ligjshme", tha KJV.
Kurse Shabani është justifikuar duke thënë se nuk kishte qëllim që ti fshihte të dhënat por nuk ka pasur dijeni si plotësohet fromulari.
"Nuk kisha qellim ti fshihja. Por s'kisha njohuri si plotësohej formulari. Kisha vetëm 30 dite kohe. Isha i zënë me punë. Zyra e finances e gardes ishte e zene. C'të beja. Po e vërtet, por janë leket e vëllait tim. Si mbajta në shtepi se kisha frike. Kur erdhi vëllai nga Amerika i terhoqa ia dhashë.
Kam vetëm shtëpinë e vitit 2003. Pasuria ime totale 4 milion lekë. Ndërsa të ardhruat tona janë 20 milion leke ndër vite. Kam nje bilanc pozitiv 7.5 mil lekë. S'kemi bërë kurrë në jetë një udhëtim turistik jashtë vendit. Fëmijët i arsimoj në shkolle publike. Unë jetoj në një nivel normal. S'kam fshehur kurrë pasuri s'kam patur arsye. Jam i ndershëm.
Ju duhet të merrni parasysh 20 mijë dollaret qe me ka sjell vëllai. S'kisha kohe që për 30 dite ti beja të gjitha dokumentat. Nga 93-1998, kam shpenzime të ulta. Isha i pamartuar. Llogarinë mbaja unë. Pasi vëllai në amerik sillte leket. Ndihmoja familjen duke i tërhequr ne bankë dhe ua çoja.
Për herë të parë kam meduar se vëllai meqenëse ishte pa letra i sillnte nëpërmjet shokëve në banke. Por kurrë unë s'kam fshehur e skam shkelur ligjin. Vëllai ishte pa letra dhe vetëm në 2015 ka marrë pasaportën amerikane dhe në 2000 nisi jetën në Amerikë.
Paratë i kam tërhequr në bankë. Ia kam dërguar babit. Dhe ai ka blerë apartament për vëllain në Koplik. Por pasuria e vellait sështe e imja as ajo e babait. Tërë jetën kam punuar me përkushtim. Kam rrezikuar jetën por sërish jam i ndershëm dhe punoj. Më lejoni te vazhdoj detyrën.
Të nderuar zotëri as me dore si kam prekur këto lekë që thoni ju. Vetëm 900 dollarë interesa kam marë unë. Te tjerat erdhën me bankë nga Amerika qëndruan ne banke e deri sa i mori vellai. Vëllai im ka punuar në ndërtim fillimisht me pas kuzhinjer në restorante", tha Shabani.
Të djegesh nje njeri nga vetingu, do te mendoja Maskarai, te djegesh nga vetingu nje njeri i cili qysh kur ka mbaruar shkollen e larte nuk ka bere asnje pune tjeter, veç gardist, qe ka vetem nje emer, dhe vetem nje mbiemer, do te thoja Vetingu Lleshit, i cili e ka tradit thiken mbas shpine njerezve qe nuk jane si vet Lleshi, spo e ndyj më gojen, bere mire qe ike o Komandant Besimi, ska nevoje as garda e as ky vend per njerez te ndershem, nuk e njohin per virtyt.
PërgjigjuNjeriu më punëtor,me i ndershëm që mund të ketë garda,republika dhe administrata shtetërore.Sikur të kishte më shumë njerëz të tillë do të ishte shumë herë më mirë vendi ynë.Të gjithë shqiptarët janë mbajtur dhe mbahen me ndihmën e familjarëve emigrantë,nuk duhet të diskutohet fare.Ç'mund të thuhet?!
PërgjigjuEsht nje ndër kolonelet me te mir dhe me te respektuar. Respekte per ty Shef Besim Shabani
PërgjigjuSpecialisti i gardes me i rrespektuari dhe me i afti ne delegacione.urimet me te mira komandantit
PërgjigjuMe i miri e me i ndershmi qe ka pas ndonjehere Garda e Republikes,eshte turp te diskutohet meriton konfirmimin direkt pa fjal
PërgjigjuPo ate Shabanin e kuksit kur do ta nxirrni ne KJV.
PërgjigjuKto o jane idjota o bojne rolin. Po si ti justifikoje 20mije $ kur po e shprehni qe JA KA DERGUAR I VELLAI!!! Komision halabakesh
PërgjigjuKam punuar shpesh ne delegacione ,dhe eshte nje nder oficeret me te pergatitur qe ka garda