Nis sezoni i dytë i gërmimeve të monumentit të Bazilikës së Elbasanit, profesori Eldi Hopdari: Punë disa vjeçare

Bazilika Paleokristiane në Elbasan është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Elbasanit. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "212 më 19.05.2009". Pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, përbri pedonales dhe fshehur pas një lulishteje, duken rrënojat e një bazilike paleokristiane.

Ajo doli për herë të parë në dritë në vitin 2007 dhe ngjalli interesin e studiuesve dhe vizitorëve të qytetit. Ditën e sotme në Bazilikën e Paleokristiane ka rinisur sezoni i dyte i gërmimeve. Profesori Eldi Hopdari shprehet për Report Tv mjaft entuziazmues për gërmimet.

Profesori Eldi Hopdari shprehet se është një punë disa vjeçare për të bërë në monumentin e Bazilikës Paleokristiane, pasi ecim në sipërfaqe të kufizuara, monumenti ka disa faza, por për një kohe te gjate jemi gati për të bërë ndërhyrje konservuese serioze pas një studimi të mirë.

'Bashkia e Elbasanit  është një nga administruesit e monumentit arkeologjik dhe për mirëmbajtjen e saj deklaron se bashkëpunon me autoritete të tjera, si Ministria e Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë dhe strukturat e tjera vendore.

'Këtë vit kemi synim t'i bëjmë 10 javë në kantier edhe të tjera ditë të shkëputura. Pastaj ky është sezon i përvitshëm, vitin tjetër prapë shpresojmë që të jemi këtu. Shumica e historisë këtu janë të shekullit të VI, disa edhe të V-stë.'- u shpreh Eldi Hopdari

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik