Saranda fillon sezonin e ri turistik për vitin 2019. Ditën e sotme ka mbërritur kroçera e parë për këtë sezon turistik, në Portin e e qytetit bregdetar.
Ajo ka sjellë rreth 2400 turistë, të parët për këtë sezon të ri turistik.
Një pjesë e tyre do të vizitojnë qytetin antik të Butrintit. Turistët do të qëndrojnë deri në mbrëmje, ndërkohë një pjesë e tyre do të zbresin në qytet.
Kjo kroçerë do të zhvillojë udhëtime të përjavshme në Sarandë. Përgjatë sezonit mësohet se ajo do të vijë në vendin tonë 27 herë.
Komento