TIRANE- Shkolla, reparte ushtarake, mensa, magazina, ish reparte artizanale, ofiçina, kantina, zyra: duket se gjithçka e mundshme është përfshirë në procesin e privatizimit. Në Tiranë është nxjerrë në shitje godina 1 katëshe e sharrave prerëse të kampioneve, një ambient i ish Shtëpisë Botuese Naim Frashëri, Magazina e repartit të montimit, por edhe tunelet në Tapizë.
Të njëjtin fat ka pësuar edhe Arka e Kursimit Shkodër, Ish Muzeumi, në Sheper të Gjirokastrës, si dhe ish sh Shkolla e Mesme në Nivan po të këtij qarku. Në shitje është gjithashtu një depo në Libonik të Korçës, Kantina e Verës Milot, Kinema 13 Shtatori në Berat apo Ish zyrat e Gjëndjes Civile Çërravë.
Procedurat
Kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit. Kërkesa duhet të përmbajë emërtimin e saktë të Institucionit që i drejtohet kërkesa.
“Emërtimin e saktë të objektit dhe vendndodhjen e objektit që kërkon të privatizojë. Të dhëna të tjera në lidhje me këtë objekt ( nëse ka, p.sh. varësinë administrative të tij, funksionin që ka pasur, gjendjen aktuale të objektit, etj.) Identitetin dhe adresën e saktë të personit që drejton kërkesën. Çdo dokument apo të dhënë tjetër të vlerësuar nga kërkuesi bashkëngjitur kërkesës” thekson Ministria e Zhvillimit Ekonomik në njoftimin zyrtar.
Kërkesa
Nëse kërkesa për privatizim bëhet pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes: MZHETS pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga i interesuari, i kërkon strukturës administrative të objektit prononcimin për privatizimin e tij. Nëse institucioni administrues përgjigjet pozitivisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë Ministri i MZHETS miraton privatizimin e objektit dhe urdhëron fillimin e procedurës për vlerësimin e objektit me qëllim privatizimin.
Viti 2000, 8.9 miliardë lekë të ardhura
Privatizimet, shpëtimtaret e buxhetit të shtetit
Të ardhurat nga privatizimet në vite janë parë si një element shumë i rëndësishëm për arkën e shtetit. Viti 2000 ishte i pari që shënoi të ardhura të larta nga privatizimet, me 8.9 miliardë lekë, duke financuar 22% të Deficitit.
Duhet theksuar se viti 2000 ishte një vit i vështirë për Buxhetin, pasi të Ardhurat Totale të tij ishin më të ulta edhe sesa Shpenzimet Korrente. Kjo do të thotë se jo vetëm investimet janë financuar nga borxhi dhe privatizimet, por edhe një pjesë e shpenzime korrente. Gjithsesi, ky vit shënon gjithashtu edhe privatizimin e parë të rëndësishëm në vend, atë të Bankës Kombëtare Tregtare.
Në vitin 2001, privatizimet u rritën me 43% dhe financuan 30% të Deficitit të atij viti, ndërkohë që dy vitet pasues patën një mesatare shumë të ulët. Viti 2004 shfaqi sërisht të ardhura të larta nga privatizimet. Përveç të tjerave, 2004-a lidhet edhe me privatizimi i ish-Bankës së Kursimeve, e cila mundësoi përballimin e një pjese të deficitit si dhe reduktimin e borxhit publik. Në vitet 2005 dhe 2006 u rikthye pushimi i procesit, ndërkohë që vetëm në vitin 2007 u realizua privatizimi i shoqërisë Albtelekom.
Viti 2008 u pasua me një rënie 58% të të ardhurave të privatizimit. Gjithsesi, ato ishin në një masë të kënaqshme. Ishte tashmë radha e kompanisë ARMO për t’u tranferuar drejt sektorit privat. Viti 2009 shënon pikën më të lartë të të ardhurave nga privatizimet. Rreth 25 miliardë lekë shërbyen për financimin e deficitit dhe padyshim që shitja e 76% e aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpëndarjes sh.a. ishte ngjarja kryesore e vitit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com