Nis shkolla në Gaza, nxënësit i
rikthehen mësimit mes rrënojave

GAZA- Situata në Rripin e Gazës duket se është kthyer në normalitet. Edhe shkollat janë hapur të dielën. Në video shihen nxënësit teksa ecin mes rrënojave për t’u rikthyer në klasat e tyre… fotot dhe emrat e nxënësve të vdekur kanë mbushur karriget e tyre bosh. Më shumë se 500 mijë nxënës kanë filluar vitin e ri shkollor në objektet qeveritare, ato të shkollave të Kombeve të Bashkuara dhe objekte të tjera private që më parë shërbenin si strehimore për qindra mijëra banorët e larguar nga shtëpitë e tyre në 51 ditët e luftës.
 
12-vjeçarja Fraah Jendeya jetonte me familjen e saj në një shkollë të OKB-së në 3 javët e fundit të luftës, ku shumica e të afërmve iu vranë në bombardimet izraelite. Sot, ajo nuk buzëqesh në vitin e ri shkollor. Ndërsa drejtoresha e shkollës tregon vështirësitë e kombinimve të nxënësve nëpër klasa.
 
“Në çdo klasë ka diku rreth 50-60 nxënës. Disa prej nxënësve që duhet të dërgoheshin në shkolla të tjera, ndërsa të tjerë janë dërguar në shkolla të mesme, ndonëse nuk janë në të njëjtën moshë me nxënësit tanë. Kjo shkakton një problem të madh në ecurinë e procesit mësimor”.
 
Në konfliktin gati 2-mujor në Gaza, rreth 90 shkolla janë dëmtuar nga bombardimet izraelite.
gaza
gaza
gaza
gaza

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!