Nis sot festivali i këngës në
RTSH, ja këngëtarët konkurent

Nis sot festivali i këngës në<br />RTSH, ja këngëtarët konkurent
Festivali i Këngës në RTSH, eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare nis sot në mbrëmje. Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH do të ngrejë siparin në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të ngjiten në skenë plot 30 këngë, të cilat do të transmetohen LIVE në ekranin e TVSH në orën 20.45.

“Ndryshe nga vitet e shkuara, për herë të parë, këngët nuk janë më suprizë, pasi publiku është njohur duke u ndjekur në ekranin e TVSH-së, por edhe përmes faqes së internetit të festivalit, ndaj edhe tre netët pritet të jenë një spektakël i vërtetë muzikor”, pohojnë organizatorët e festivalit.

Pak orë para se të ngjiten në skenë prezantuesit e festivalit, Blerta Tafani dhe Pandi Laço, ky i fundit njëkohësisht edhe skenarist, zbulohen pamjet e para të skenës e cila është realizuar nga skenografi Fatmir Minga. Natën e parë do të ngjiten në skenë 15 artistët e parë, për t’i lënë vendin një natë më pas 15 artistëve të tjerë, ndërsa nata finale do të presë më të mirët.

Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë, edhe sivjet fituesi i edicionit të 54-ët të Festivalit të Këngës në RTSH do të udhëtojë në Maj drejt Suedisë për të garuar në Eurovizion. Drejtori artistik i Festivalit Elton Deda ka premruar se do të rikthjeë traditën e mirë të festivalit të Këngës në RTSH.
 
Këngëtarët do të ngjiten në skenë gjatë sipas kësaj renditjeje.
 
Nata e parë
 
1 – Egzon Pireci
2 – Grupi Simbol
3 – Voltan Prodani
4 – Adrian Lulgjuraj
5 – Sigi Bastri
6 – Dilan Reka
7 – Luis Ejlli
8 – Nilsa Hysa
9 – Orgesa Zaimi
10 – Erga Halilaj
11 – Florent Abrashi
12 – Teuta Kurti
13 – Kozma Dushi
14 – Aslajdon Zaimaj
15 – Egert Pano
 
Nata e dytë
1 – Kristi Popa
2 – Rezart Smaja & Klodian Kacani
3 – Grupi “Revolt Klan”
4 – Jozefina Simoni
5 – Andi Tanko
6 – Niku & Entela Zhula
7 – Genc Tukici
8 – Evans Rama
9 -Besa Krasniqi
10 – Enxhi Nasufi
11 – Flaka Krelani
12 – Renis Gjoka
13 – Lindi Islami
14 – Enada Tarifa
15 – Klajdi Musabelliu

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin