NORVEGJI-Nis sot në Oslo të Norvegjisë procesi gjyqësor kundër Anders Behring Breivikut, që ka pranuar se ka kryer vrasjet ne korrikun e kaluar. Breivik akuzohet për terrorizëm dhe për vrasjen e 77 personave më 22 korrik të vitit të kaluar, 8 prej të cilëve në shpërthimin në Oslo dhe 69 kryesisht të rinj, në ishullin Utaja, në të njëjtën ditë.
Avokati i Breivikut Geir Lipestad ka paralajmëruar të gjithë ata që do të ndjekin seancën e sotme se klienti i tij do të tregojë gjithcka me hollësi.
“Ai jo vetëm që do t’i shpjegojë të gjitha veprimet e tij, por do të thotë se i vjen keq që nuk ka mundur të shkojë më tutje”, ka thënë avokati i Breivik.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com