Prej ditës së sotme ka nisur muaji i hapur i vaksinimit të hapur për çdo qytetar mbi moshën 18-vjeç. Qendrat e vaksinimit do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00.
Përmes një postimi në 'Facebook', Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve. Teksa thekson se mund të paraqiten në çdo qensër vaksinimi me kartën e identitetit.
Lajmi për muajin e hapur të vaksinimit u bë me dije nga Manastriliu 4 ditë më parë, ku në veçanti iu bëri thirrje studentëve për tu vaksinuar me qëllim që të jenë imun kur të kthehen në auditore.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të pavaksinuar që të shkojnë sa më parë pranë qendrave shëndetësore apo qendrave të vaksinimit dhe të bëjnë vaksinën anti-COVID.
Përmes një postimi në 'Facebook', Balla shkruan se me vaksinimin e hapur në të gjithë vendin na jepet mundësia të vaksinohemi për të mbrojtur vetën dhe njerëzit e tjerë rreth nesh.
"Vaksinohuni! Vaksinimi i hapur +18 vjeç po vijon nga veriu në jug. Një apel për të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer vaksinën, të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, për t’u vaksinuar sa më parë, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur", shkruan Balla.