Nis sot punimet Forumi Ekonomik i Vjenës

/ATSH/- Në Tiranë çel sonte në mbrëmje punimet Forumi Rajonal Ekonomik i Vjenës, i cili zhvillohet në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së. Forumi fillon sot në orën 19.00, ku do të ketë një pritje në Pallatin e Brigadave për të gjithë pjesëmarrësit dhe delegacionet zyrtare.
Në ceremoninë e çeljes së punimeve të Forumit do të mbajë fjalën e hapjes ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, më pas do të përshëndesë punimet Presidenti i 'Vienna Economic Forum',  Erhard Busek , si dhe kryeministri Edi Rama.
Në ditën e dytë të punimeve të Forumit, që nisin të enjten në 09.15, paneli i parë është paneli politik i kryeministrave të rajonit, me temën "From Berlin to Vienna: Bringing back geopolitical certainty to the Western Balkans".
Në orën 11.30 nis punimet paneli i dytë, që është paneli ekonomik me temë "Bridging the gap between the EU and the region, innovative strategies to attract FDI through connectivity", me pjesëmarrjen e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe figurave të njohura të politikës ndërkombëtare dhe fushës së ekonomisë.
Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e 7 vendeve, Shqipërisë, Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, e Maqedonisë e Kroacisë. Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)