Nis sot Samiti i G7, pandemia dhe ndryshimet klimaterike në qendër të bisedimeve

Nis sot Samiti i G7, pandemia dhe ndryshimet klimaterike në qendër të bisedimeve

Nis sot në Britani të Madhe Samiti i G7, i cili do të vijojë punimet deri më 13 qershor dhe ky është samiti i parë për presidentin amerikan Joe Biden. Një samit që do të përqendrohet kryesisht në situatën e pandemisë dhe ndryshimeve klimaterike.

Presidenti amerikan ka premtuar miliona doza të vaksinës Covid-19 si pjesë e një plani më të gjerë të të gjithë shteteve të G7 për të dhuruar 1 miliard doza në vendet e varfëra.

“Shtetet e Bashkuara do të blejnë gjysmë miliardë doza të vaksinës COVID-19 të Pfizer për t’ua dhuruar gati 100 kombeve që janë në nevojë urgjente, në luftën kundër kësaj pandemie. Ky është një hap historik, blerja më e madhe dhe dhurimi i vaksinave COVID-19”, ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden.

Para nisjes së G7, Biden dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson patën një takim mes tyre. Ku pas takimit kryeministri Boris Johnson ka theksuar se aleanca midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar është e pashkatërrueshme. Ai deklaroi se ata kishin zhvilluar bisedime të gjithanshme me Biden, i cili ka udhëtuar në Cornwall për samitin e G7.

“Bisedimet ishin të shkëlqyera, ato vazhduan për një kohë të gjatë, ne mbuluam një gamë të madhe temash, dhe është e mrekullueshme të dëgjosh administratën e Biden dhe Joe Biden, sepse ka kaq shumë gjëra që ata duan të bëjnë së bashku me ne, nga siguria, NATO, ndryshimi i klimës dhe është fantastike, është një frymë e freskët, shumë gjëra që ata duan t’i bëjmë së bashku “, u shpreh Boris Johnson.

Liderët e G7 duan të rindërtojnë unitetin për shumë sfida të përbashkëta, si Kina dhe ndryshimi i klimës, pas viteve të trazuara të presidencës së Trump.

Një nga pikat kryesore në rendin e ditës është rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë dhe planet për t’u përgatitur më mirë nëse një pandemi e re godet botën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Samiti G7, Johnson: Duhet të mësojmë nga pandemia, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë së bashku

Kryeministri britanik Boris Johnson hapi një takim të G7 duke thënë se bota duhet të mësojë nga pandemia dhe të mos përsërisë gabimet nga recesioni i fundit global, kur rimëkëmbja ishte e pabarabartë në pjesë të ndryshme të botës.

Johnson tha se duhet t’i kushtohet vëmendje e të veçantë mënyrës se si udhëheqësit nga G7 kombeve të punojnë së bashku për të ndërtuar më mirë të ardhmen, duke theksuar se duhet të ndodhë ‘në një mënyrë më të barabartë’.

Diskutimet janë duke u vazhduar me anëtarët e ekonomive më të zhvilluara në botë.

Presidenti i SHBA Joe Biden, në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës në janar 2021, është zotuar të dhurojë 500 milion doza vaksinash COVID-19. Ndërkohë në total liderët e G7 do të dhurojnë 1 milardë vaksina anti-COVID për vendet me të adhura të mesme dhe të ulëta.

Aktivistët shpresojnë që udhëheqësit botërorë të marrin hapa të vendosur drejt adresimit të ndryshimeve klimatike.

Drejtuesit gjithashtu pritet të miratojnë një normë minimale globale të taksave të korporatave pasi ministrat e financave ranë dakord për një normë prej 15% në takimet gjatë fundjavës dhe diskutuan një mori çështjesh të politikës së jashtme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën