Nis sot shqyrtimi në Komisione i p/ligjit
për regjistrimin e pasurive të paluajtshme

Komisionet parlamentare të Kuvendit nisin sot shqyrtimin e p/ligjit “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të miratuar nga qeveria shqiptare që synon t’i japë fund abuzimeve të kompanive të ndërtimit në dëm të bankave dhe qytetarëve që porosisin e blejnë apartamente, dyqane apo zyra.

Në relacionin që shoqëron p/ligjin thuhet se ndryshimet ligjore janë pjesë e paketës për uljen e nivelit të kredive me probleme pasi thjeshton procedurat e ekzekutimit të kolateralit. Sipas ndryshimeve, kompanitë e ndërtimit do të kenë detyrimin ligjor të regjistrimit, si të lejes së ndërtimit ashtu edhe të kontratave të sipërmarrjes të lidhura ndërmjet zhvilluesit të pronës, pronarëve të truallit dhe blerësve apo porositësve të apartamenteve e ambienteve të tjera të godinës që ndërtohet.

Këto ndryshime synojnë edhe t’i japin zgjidhje problematikave të konstatuara me ndërtimet në Tiranë ku janë të shumta rastet e shitjes së apartamenteve apo godinave më shumë se 1 herë apo vendosja e tyre si garanci për kredi pa dijeninë e porositësve. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën