Pas tre muaj trajnim të rreth 550 punonjësve të administratës doganore dhe tatimore, ka nisur dje testimi për rreth 200 inspektorë tatimorë. Javën tjetër do të vijojë testimi për punonjësit e doganave. Në testim nuk do të ketë vetëm inspektorë, por edhe nivel menaxherial, pra drejtues, që janë rreth 85. Testimi është kryer në ambientet e fakultetit Ekonomik, në Tiranë.
Në trajnimet 3-mujore nga Akademia Fiskale morën pjesë rreth 550 punonjës të administratës tatimore dhe doganore, të punësuar rishtazi, por dhe 85 drejtues të lartë.
/Shqiptarja.com
Në trajnimet 3-mujore nga Akademia Fiskale morën pjesë rreth 550 punonjës të administratës tatimore dhe doganore, të punësuar rishtazi, por dhe 85 drejtues të lartë.









