Nis vaksinimi anti-COVID për bluzat e bardha në Fier, Rama: Brenda marsit do të kemi 40 mijë doza! Manastirliu: Janë vaksinuar 3 mijë mjekë

Ka nisur vaksinimi antiCOVID për bluzat e bardha në Fier, ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se brenda marsit do të mbyllet vaksinimi për të gjitha bluzat e bardha.

Rama: Të dielën do të fillojmë dhe me kategorinë 80 plus. Të mbarojmë me bluzat e bardha dhe me shtëpitë e të moshuarve. Janë mërzitur disa se kur folëm për personalitete kemi qënë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitete që janë e asaj kategorie.

Manastirliu: Në të gjithë fushata vaksinimi në botë ndodh kjo, që i bind të tjerët, prandaj quhet fushatë vaksinimi.

Rama: Ju e keni parë që nuk është e lehtë, brenda marsit do të kemi 40 mijë dozat. Po punojmë për vaksina të tjera se duam ta mbarojmë për 14 muaj. Është nga më ambiciozet. Do të bëjmë çmos ta realizojmë. Dje po lexoja një raport se janë 140 shtete që nuk kanë asnjë dozë dhe asnjë perspektivë të qartë për momentin. Kemi filluar po…

Manastirliu: Deri tani kemi vaksinuar 3 mijë mjekë.

Rama: Brenda marsit do të mbyllen të gjitha bluzat e bardha, kjo është ideja. Keqardhje për Tiret që baltosin bluzat e bardha, lajmi i mir është që e kanë gjetur vendin dhe që ju bëjnë pis dhe ju.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Rama në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial në Fier: Përfundon brenda muajit maj, do të pilotohet autonomia spitalore

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për spitalin Rajonal në Fier, ndërtimi i të cilit po financohet nga qeveria turke.

Kreu i qeverisë bëri me dije se punimet do të përfundojnë në muajin maj dhe se do të jetë jo vetëm një spital i ri publik me standardet më të larta, po edhe një qendër transferimi të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Rama nënvizon se në spital një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq do të punojnë këtu së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse.

‘Në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku progresi i përditshëm është tejet mbresëlënës dhe ku do të kemi, duke nisur nga muaji maj (që të jemi brenda:-), jo vetëm një spital të ri publik me standardet më të larta, po edhe një qendër transferimi të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë

Një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq do të punojnë këtu së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse.

Ky spital hap fazën përmbyllëse të Reformës sonë në Shëndetësi dhe është pasqyra më kuptimplotë e një transformimi në vazhdim, që deri 7 vjet më parë as e mendonte njeri’- shkruan Rama në Facebook.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Detjoni: 19/02/2021 16:46

    Po sikur ishin per brenda shkurtit kto 40 mije vaksinat!!!??? Apo varja...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja