Nis Vettingu edhe te Prokuroria e Përgjithshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi këtë të martë shortin në organin qendror të akuzës për efekt të procesit të Vettingut.
Nga shorti janë përzgjedhur 15 dosje për tre prokuroret e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koçaj, Artur Selmani dhe Sokol Stojani.
Kujtojmë që Arqile Koçaj dhe Artur Selami ishin kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, detyrë në të cilën u zgjodh prokurorja e Shkodrës, Arta Marku. Arqile Koçaj u emërua nga Marku Drejtor i Njësisë së Dekriminalizimit në institucionin qendror të akuzës, në vend të Rovena Gashit.

(Arqile Koçaj, Sokol Stojani dhe Artur Selmani)
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com