Ndryshe nga herët e tjera, çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij.
Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president.
Kongresi i Partisë Socialiste, nisi në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve ku në rend dite ishin 6 pika.
Krahas kryeministrit dhe kreut të PS-së, Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi ka folur për anëtarësimet e reja në parti, kreu i komisionit të garancive statutore Fatmir Xhafaj ka prezantuar statutin e ri të partisë.
Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)