Nis zbatimi i marrëveshjes! Kosovë-Serbi pa dokumente në hyrje-dalje, qytetarët do udhëtojnë vetëm me ID-të e tyre

Nis zbatimi i marrëveshjes! Kosovë-Serbi pa dokumente në hyrje-dalje, qytetarët do udhëtojnë vetëm me ID-të e tyre

Makinat duke kaluar në anën e Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Sot (1 shtator) nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e të dy vendeve që sjell mosaplikimin e dokumenteve shtesë në hyrje-dalje nga asnjëra anë. Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla ka konfirmuar se nuk po lëshohen dokumentet për hyrje-daljet në kufi.

“Masa është hequr nga pika kufitare në Bërnjak. Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur nga pikat kufitare në Merdare, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë. Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi”, tha Sveçla.

Në këtë ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu drejtua serbëve në gjuhën e tyre, duke i kërkuar të ndërrojnë target Brenda afatit 61 ditor.

“Targat e lëshuara nga Serbia PR, KM, PZ, GL, UR dhe PE janë trashëgimi e Milloshevicit. Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar. Konvertimi në targa RKS eliminon këtë barrë dhe ju siguron lëvizje të lirë, të pa penguar dhe pa paragjykime në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Në Qendrat e regjistrimit të automjeteve, në të 4komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, bëhet e ditur se janë kryer të gjitha përgatitjet për riregjistrimin e automjeteve. Në ditën e parë të reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, forcat e armatosura serbe po zhvillojnë një stërvitje ushtarake në Zonën e Sigurisë Tokësore, që gjendet përgjatë kufirit me Kosovën.

“Stërvitja po kryhet me qëllim të mbajtjes së një shkalle të lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje, si dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë përgjatë vijës administrative në Kosovë dhe Metohi”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes më 31 gusht.

Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Sipas marrëveshjes qytetarët e dy vendeve e kalojnë kufirin vetëm me mjet identifikues. Sipas marrëveshjes së arritur të dy vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve. 

Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët e Kosovës, çka solli që edhe kryeministri Albin Kurti të mos vendosë masën e reciprocitetit për qytetarët serbë, ndonëse kishte paralajmëruar që do të vihej më 1 shtator nëse s’do arrihej marrëveshje.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Qeveria ka argumentuar se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS - që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:06
Nga sot në Kosovë pritet të nisë riregjistrimi në RKS i makinave me targa serbe, Kurti: Afat 61 ditë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë një mesazh ku thotë se janë 61 ditë afat për zhvillimin e procesit të kontertimit të targave dhe veturave të lëshuara nga Serbia.

‘Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre.

Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA" që t'i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro.’- shkruan ai.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 01/09/2022 09:00

    O Albin, mos eshte kjo marreveshje e njejte si ne Open Balkan? Sepse nje nder pikat e Open Balkan eshte Dhe kjo marreveshje qe ke bere ti me Vucicin per levizjen e lire te njerezve. Apo ti e kishe thjeshte sa per ti dale pak kunder Tiranës meqe eshte Edi Rama ne qeveri. Dhe e shfrytezove per politiken tende, bashkepunimin e dy shteteve me nje komb..E pastaj na mban leksion per patriotizem ti..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë