Nisë, shkon në 85 numri i viktimave
nga sulmi me kamion në 14 korrik

Nisë, shkon në 85 numri i viktimave<br />nga sulmi me kamion në 14 korrik
Shkon në 85 numri i viktimave nga masakra në Nisë të Francës. Viktima e fundit është Pierre Hatterman 56-vjeç, i cili nuk arriti që t'u mbijetonte plagëve që mori nga përplasja me kamion në 14 korrik në shëtitoren e Nisës.
 
Pierre Hatterman nga sulmi tragjik humbi edhe gruan dhe djalin 13-vjeç, ndërsa vajza 14 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
 
Franko tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhle në Ditën e Bastijës hyri në shëtitoren e Nisës duke drejtuar me shpejtësi një kamion, ndërsa bilanci ishte tragjik, pasi përpos 85 personave që humbën jetën, nga përplasja kanë mbetur edhe mbi 100 të plagosur.
 
Për sulmin në Francë u arrestuan edhe një çift shqiptar Artan Henaj lindur në Fier më 1978 dhe Enkelejda Zaçe lindur më 1974 në Elbasan, pasi akuzohen se kanë furnizuar me armë franko-tunizianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili mbeti i vrarë edhe vetë pas masakrës në Nisë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie