Niset drejt Polonisë, kompania e I
e këmbësorisë së Forcës Tokësore

U zhvillua sot në ambientet e garnizonit Zall-Herr, ceremonia e nisjes së kontigjentit të trupave të Forcës Tokësore, në stërvitjen “Brilliant Jump II” që do të zhvillohet në Poloni.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë zv/ministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo,komandati i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandantë Forcash dhe Repartesh të FA, përfaqësues  ushtarakë nga vendet e NATO-s në vendin tonë, si dhe Drejtorë Drejtorish nga MM dhe SHFA.

Ceremonia u hap nga komandanti i b2k kolonel Ylli Pulaj, i cili e vlerësoi këtë stërvitje si tepër të rëndësishme për efektivat e k1b2k. Sipas kolonel Pulajt, kjo stërvitje do të testojë aftësitë e dislokueshmërisë dhe operacionalitetit të Task-forcws së Gadishmërisë Shumë të Lartë që vepron në kuadër të Forcës së Reagimit të shpejtë të NATO-s, pjesë e së cilës është edhe kompania e parë e batalionit të dytë të këmbësorisë së FT.

Më pas zv/ministri i Mbrojtjes Koçi, duke përshëndetur trupat e k1b2k të FT, e vlerëoi momentin e sotëm si një ditë krenarie kombëtare. Gjithashtu Koçi në fjalën e tij duke vlerësuar edhe stërvitjet e tjera ndërkombëtare në të cilat efektivat e b2k kanë qenë tepër të suksesshëm, shprehu besimin se edhe këtë radhë ata do të kthehen faqebardhë.

Forca Tokësore, përfaqësohet në këtë stërvitje me kompaninë e I-rë në batalionit të dytë të këmbësorisë (k1b2k). Kjo kompani është një nga n/repartet më të përgatitura të b2k, kontigjenti i së cilës mban mbi shpatulla jo vetëm eskperiencën e stërvitjeve të panumurta brenda dhe jashtë vendit, por edhe eskperiencën e fituar në misione paqeruajtëse, kryesisht në Afganistan.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro