Nishani anuloi pritjen,ja sms që ai
 iu shpërndau disa ish-ambasadorëve

Nishani anuloi pritjen,ja sms që ai<br /> iu shpërndau disa ish-ambasadorëve
Presidenti i republikës Bujar Nishani ka anuluar mbrëmjen e djeshme një takim që ka pasur me ish-ambasadorët e Shqipërisë në vendet e tjera.

Shkak, sipas një mesazhi që Nishani u ka dërguar disa ish-ambasadorëve, që janë shkarkuar nga qeveria, ka qenë një incident, që sipas tij, ka ndodhur nga Ministria e Punëve të Jashtme që ka dhunuar institucionin. 

Sipas të dhënave, incidenti që pretendon Nishani ka të bëjë me faktin se në pritje do të ishte i pranishëm edhe Visar Zhiti, që është i ngarkuar me punë në Vatikan, i cili ndonëse e di që është jo i mirëpritur nga Nishani ka vendosur që të bëhet pjesë e pritjes që ai do të organizonte.

Ja mesazhi që Bujar Nishani i ka dërguar disa ambasadorëve
 “Z…., ju falenderoj për praninë tuaj në takimin me ambasadorët në Institucionin e Presidentit të Republikës. Me shumë keqardhje u detyrova ta anuloj atë aktivitet për shkak të një incidenti shumë të rëndë që shkaktoi Ministri i Jashtëm dhe stafi i MPJ në dhunim të institucionit. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, me respekt Bujar Nishani.”

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?