Nishani: Ballkanit Perëndimor ka
nevojë për më shumë mirëkuptimin

Nishani: Ballkanit Perëndimor ka<br />nevojë për më shumë mirëkuptimin
Presidenti Bujar Nishani takoi sot homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, i cili këtë të premte morri zyrtarisht detyrën si President i Kosovës.

“Kosova dhe shoqëria e saj, por edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, kanë nevojë për më shumë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, tha Nishani gjatë takimit në Kosovë me Thaçin.

“Kosova e pavarur dhe progresi i saj janë vlerë e shtuar dhe shumë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në rajonin e Evropës Juglindore dhe në nivel global”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

“Në fund të takimit, Presidenti Nishani e ftoi Presidentin e ri të Kosovës për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të përshtatshme, pas fillimit të mandatit presidencial”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit pranë Presidencës.

Nishani ishte pjesë e delegacionit shqiptarë që morrën pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. 

Pak para nisjes së ceremonisë, u hodh edhe gaz lotësjellës.

Redaksia Online
(m.b/shqiptaria.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi