Nishani bën bashkë Bashën e
Ramën: Gjeni vullnet për ligjet 

Nishani bën bashkë Bashën e<br />Ramën: Gjeni vullnet për ligjet 
TIRANE - Ndërsa gjatë ditës kanë festuar të vetëm, pritja zyrtare në mbrëmje e kreut të Shtetit Bujar Nishani, ka bërë bashkë politikën për 102-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës shfrytëzoi këtë moment për t’i bërë apel qeverisë, dhe veçanërisht opozitës e cila ka bojkotuar Parlamentin prej muajit Korrik, që të bashkëpunojnë dhe të gjejnë vullnetin për të miratuar ligjet e rëndësishme në Kuvend. Ky apel, vjen në momentin kur mazhoranca ka miratuar e vetme në parlament ligjet më të rëndësishme, e më së fundi, buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale. Por një tjetër reformë thelbësore është reforma në drejtësi për të cilën mazhoranca qeverisëse ka shprehur vendosmërinë për të ecur para, qoftë pa opozitën...Edhe pse thirrjet ndaj demokratëve për të thyer bojkotin dhe për tu ulur në Kuvend, kanë qenë të shumta nga ana e qeverisë.  

“Në jetën parlamentare që është mishërim i vetë demokracisë do të uroja që sa Qeveria, aq edhe Opozita, nëpërmjet debatit dhe kundërvënies së opsioneve duhet të gjejnë vullnetin për të miratuar ligje në interes të qytetarëve të vendit, të ekzigjencave të tyre të përditshme, si dhe të perspektivës evropiane si kryefjalë e aksionit tonë të përbashkët politik, ngadalësimi i të cilit nuk pranon asnjë justifikim”, u shpreh Presidenti Nishani gjatë fjalës në darkën për Pavarësinë, ku mblodhi bashkë jo vetëm politikën, por edhe personalitete të medias dhe krerët e besimeve fetare.  Fjala e plote e Presidentit Nishani ne darken e Pavaresise

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë