Nishani-Bingxuan:Duhet të forcojmë
bashkëpunimin e dy popujve tanë

Nishani-Bingxuan:Duhet të forcojmë<br />bashkëpunimin e dy popujve tanë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Nënkryetarin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan.  Në këtë takim biseda u fokusua kryesisht në mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe në organizatat ndërkombëtare.
 
Presidenti i Republikës vlerësoi klimën shumë të mirë të bashkëpunimit dypalësh dhe evidentoi rëndësinë e veçantë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Republikën Popullore të Kinës.
 
Duke iu referuar miqësisë mes dy popujve, Nishani theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të kësaj miqësie dhe të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, ku një rol të veçantë luan forcimi i bashkëpunimit kulturor.
 
“Jam i bindur se vizita juaj në Shqipëri dhe e delegacionit që ju shoqëron, do t’i japë një nxitje më të madhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve “, shprehet Nishani.
 
Presidenti Nishani nënvizoi gjatë takimit se, falë eksperiencës shumë të gjatë të bashkëpunimit mes dy vendeve ekzistojnë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi ekonomiko-tregtar të rritet më tej.
  
Gjithashtu, Presidenti  vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Republikës Popullore të Kinës në arenën ndërkombëtare dhe në OKB, në interes të paqes dhe stabilitetit, si dhe e njohu bashkëbiseduesin për realitetin e ri dhe ndryshimet pozitive që kishte pësuar rajoni i Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në dekadën e fundit.
  
Në fund të takimit,  Nishani i përcolli, përmes  Bingxuan, Presidentit të Republikës Popullore të Kinës një ftesë për të vizituar Shqipërinë në një kohë sa më të përshtatshme për të.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv